Ish-truproja e Princeshës Diana ka zbuluar se si ajo kishte mbetur e frikësuar për jetën e saj pas vrasjes së mikut të saj, stilistit Gianni Versace.
Lee Sansum, një ish-oficer i Policisë Ushtarake Mbretërore, i tha GMB se si Diana u trishtua pasi Versace u qëllua për vdekje jashtë rezidencës së tij në Miami më 15 korrik 1997, javë para vdekjes së saj.
Sansum ishte caktuar të kujdesej për Dianën dhe djemtë e saj William dhe Harry, gjatë qëndrimit të tyre në vilën e Al-Fayed në St Tropez atë verë.
Ai ka shkruar një libër për përvojat e tij që do të botohet sot.
“Ishte kur Versace u vra,” u shpreh Sansum. “Në atë kohë të gjithë mendonin se ishte atentat”.
“Ajo më pyeti “A do më vrasin dhe mua?”
“Isha pak i tronditur nga e gjithë skena në atë kohë. Ne ishim shumë afër… Unë thjesht e sigurova se ishim një ekip shumë profesionist dhe se do të kujdeseshim për të dhe djemtë e saj sa më shumë që të mundeshim.”
Javë më vonë, më 31 gusht 1997, Diana vdiq në një aksident automobilistik së bashku me Dodi Al-Fayed dhe shoferin e tyre, Henri Paul.
Në kohën e vdekjes së saj, Sansum ishte pjesë e ekipit të mbrojtjes së Mohamed Al-Fayed, pronar i Hôtel Ritz Paris .
Në librin e tij, ai thotë se kishte krijuar një lidhje të ngushtë me Dianën dhe princat, veçanërisht Harry-n.
Lee i lindur në Burnley tha se Diana do të zgjohej në 7 të mëngjesit çdo ditë dhe do të bisedonte me të. Ai gjithashtu zbuloi se princesha i kishte thënë atij se donte të jetonte me Dodin në Amerikë pasi ishte i vetmi vend ku ajo mendonte se njerëzit nuk do tentonin ta lëndonin.
Ndërsa për të rinjtë William dhe Harry, eksperti i arteve marciale u shpreh se ata ishin me këmbë në tokë dhe miqësorë, si nëna e tyre.
Lee, i cili tani shpesh bën fjalime publike, ka një letër që mori nga princesha 25 vjet më parë pas asaj arratisjeje verore, të cilën ai thotë se do ta vlerësojë gjithmonë.
Letra thotë: ‘I dashur Lee. William, Harry dhe unë dëshironim shumë të shkruanim për t’ju falënderuar për kujdesin kaq të mirë për ne gjatë qëndrimit tonë në St Tropez. Ne e kuptojmë se prania jonë, së bashku me atë të mediave, e vështirësuan jashtëzakonisht punën tuaj, dhe për këtë ju kërkojmë ndjesë! Megjithatë, të gjithë kemi pasur dhjetë ditë magjike – e cila nuk do të ishte e mundur pa kontributin tuaj të paçmuar dhe për këtë, ne të gjithë dërgojmë falënderimet tona më të ngrohta të mundshme.’
Libri “The Bodyguard” (Seven Dials), nga Lee Sansum, do të dalë sot (më 1 shtator)./Lapsi.al
Lexo edhe:
ZJARRFIKËSI QË I NDIHMOI PRINCESHËS DIANA PAS AKSIDENTIT FATAL KUJTON FJALËT E SAJ TË FUNDIT
ObserverKult