Ishin duke e zgjeruar dhomën e fëmijëve, poshtë dyshemesë gjendet ndërtesa e kërkuar prej shekujsh

Gjithçka filloi me dëshirën e dy fëmijëve për të pasur një dhomë më të bukur ku të luanin.

Por punimet, me shumë gjasa, kanë sjellë në dritë gërmadhat e një prej godinave më të kërkuara në historinë e arkeologjisë.

Fillimisht poshtë dyshemesë filluan të dalin tullat karakteristike romane, dhe më pas mermeri nga më të çmuarit e kohës, i ruajtur në mënyrë perfekte, me nuancat e tij të gjelbra.

Elementë që e kanë saktësuar datën e ndërtimit rreth vitit 1 para herës tonë.

Bëhet fjalë për një objekt të kërkuar prej 500 vitesh të paktën, Bazilika e Vitruvit, autori që cilësohet si babai i arkitekturës.

Në vëllimin e tij më të njohur, “De Architectura”, Vitruvi përshkruan në detaj vetëm një ndërtesë. Pra, pikërisht bazilikën që ndodhet në Fano të rajonit italian të Marke.

Gërmimet janë përkohësisht pezulluar deri në lëvrimet e fondeve nga shteti.

Kjo pasi që territori për t’u nxjerrë në pah është shumë më i madh se një dhomë fëmijësh./a2news

ObserverKult


Lexo edhe:

SI I ZGJIDHIN ARKEOLOGËT MISTERET E MIJËRA VITEVE MË PARË?

Autopsi, skanime të kompjuterizuara, analiza të gjurmëve të gishtërinjve, teste kimike dhe biologjike mbi materiale të të gjitha llojeve, të kryera nga ekspertë me veshje të bardha, që janë të gatshëm t’i vlerësojnë ato në detaje.

Nuk po përshkruajmë skenën e një episodi të serialit “C.S.I”, por punën e përditshme të arkeologëve, e cila është sot shumë e ngjashme me atë të agjentëve policisë shkencore.

Ata janë të aftë të rindërtojnë historinë e njerëzve, kafshëve, bimëve dhe objekteve. Pra, shpeshherë duke iu përgjigjur pyetjeve mijëravjeçare.

Në realitet, bashkimi mes arkeologjisë dhe shkencës lindi pas Luftës së Dytë Botërore. Atëherë kur figura e “gjuetarit të thesarit” u zëvendësua përfundimisht nga ajo e një profesionisti me aftësi ndërdisiplinore gjithnjë e më të mëdha.

“Pika e kthesës ndodhi në vitet 1960, kur në SHBA lindi e ashtuquajtura arkeologjia e re ose “arkeologjia procesuale”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult