Ishin të pandarë, dedikimi prekës i bashkëshortes për regjisorin Kristaq Mitro: Sikur po shohim një film të trishtë që s’po mbaron…

Regjisori Kristaq Mitro, mungon fizikisht prej muajit prill. Në 6-mujorin e ndarjes së tij nga jeta, bashkëshortja Eliana, me të cilën ishin të pandarë, edhe në aktivitetet kulturore bën një dedikim prekës.

“U bënë 6 muaj pa ty… Na duket sikur kjo, mbas ikjes tende, nuk është më jeta jonë, sikur po shohim një film të trishtë që s’po mbaron… Drita që ke lënë pas na ngroh tani dhe natyrisht dashuria pa fund për ty!”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Regjisori Mitro u nda nga jeta në 3 prill, në moshën 77-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë. Ai pati një sërë bashkëpunimesh të suksesshme me regjisorin Ibrahim Muçaj, me të cilin realizuan disa nga ‘perlat’ e kinematografisë sonë si: “Dimri i fundit”, “Njeriu i mirë”, “Një djalë dhe një vajzë”, “Nusja dhe shtetrrethimi” etj./shqiptarja.com

ObserverKult


kristaq mitro rren

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 77-VJEÇARE REGJISORI I NJOHUR, KRISTAQ MITRO

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Kristaq Mitro. Regjisori u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Mitro ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare. Ai ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit tonë.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur, regjisori i njohur, Mevlan Shanaj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult