Ishte gati t’i jepte fund jetës/ Ema Andrea: “Më shpëtoi bija ime”

Aktorja Ema Andrea është ndalur te një pjesë e vështirë e jetës dhe karrierës së saj, në programin “S’e luan Topi”, kohë më parë, ku ndër të tjera tregoi edhe për momentin kur për fare pak, mendimet e vetëvrasjes mund të ishin kthyer në veprime.

“Psikozë n’4:48’ është një moment shumë i rëndësishëm i imi, jo vetëm sepse u realizua një shfaqje ndryshe, [por sepse ishte] një tekst i cili më ka bërë të gjej shumë veten.

Ndoshta për herë të parë ka qenë një moment shumë i vështirë i vetes sime, me veten time…kur unë, mund të merrja edhe vendime fatale për veten.

Kjo shfaqje më ka shpëtuar,” u shpreh ajo kohë më parë.

Më tej, ajo shtoi:

“Kjo shfaqje, ardhja e Sarës në dhomë dhe të shkruarit, por kjo shfaqje si të thuash bëri procesimin, sepse mua në atë moment më shpëtoi Sara.”

Ema tregoi edhe arsyet pse po përballej me ato mendime të errëta.

“Isha shumë e mërzitur, e përjashtuar, më dukej vetja e dështuar, e pazonja, që po më shfrytëzonin, që nuk ia dola.

Për mua ishte një vetmi e tejskajshme, isha e braktisur, në të gjitha krahët.

Dhe nuk ia fal atyre që ma bënë, në sensin që nuk do t’i fus kurrë në zemër dhe në hapësirën time ata njerëz që e kanë rritur atë frustim dhe më kanë shfrytëzuar në momentet e mia të dobëta.”

“Mua më ka shpëtuar ime bijë dhe procesimin e gjatë për me e dashtë jetën e ka bërë kjo shfaqje dhe sidomos suksesi i kësaj shfaqjeje në arenën ndërkombëtare,” shtoi më tej.

“Ishte një mendim afër veprimit. Ka qenë punë 10 minutash që do ta kthenin mendimin në veprim. Ishte Sara, që hapi derën, dhe tha ‘Mami, pse nuk po fle?’

E ka dërguar natyrisht një engjëll, diçka më e madhe se unë. Është një moment që të duket sikur do kapësh një dritë tjetër, është shumë i rrezikshëm.

Uroj dhe këshilloj që njerëzit t’u rrinë pranë njerëzve të tyre, t’i kuptojnë më mirë, se askush nuk i gjen dot arsyet e vërteta; është zonë shumë e errët, të cilën ne mund ta luftojmë duke mos i lënë njerëzit tanë vetëm”./albeu.com

ObserverKult


ema andrea interviste observerkult

Lexo edhe:

MBETI SHTATZËNË KUR ISHTE STUDENTE, EMA ANDREA: NËNA MË THA DO TA RRISIM VAJZËN BASHKË

Ema Andrea rrëfen historinë jetësore:

Më ka pëlqyer të jetoj e pavarur edhe ëndërroja këtë jetën që nuk gjykojnë, nuk paragjykojnë.

Në Shqipëri po të qeshësh në mëngjes, të thonë a ke pirë?


Që do të thotë ka qenë shumë e vështirë të jesh vetvetja në shoqërinë tonë.”,- ka thënë Ema Andrea në emisionin “Historia ime”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


EMA ANDREA: PO JAM PËRBALLUR DHE ME DHUNËN FIZIKE…

Aktorja Ema Andrea ishte e ftuar kohë më parë në studion e emisionit “Top Talk”, ku foli për dhunën ndaj grave duke rrëfyer ngjarje personale, por edhe të mikeshave të saj.

“Po nuk jam viktimë e kësaj dhune, por po, jam përballur shpesh.

Dhuna verbale, arrogancë, është fatkeqësisht në vendin tonë dhe profesionin tonë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult