Shpella Marsoulas në rajonin e Oksitanisë është një nga zonat më të rëndësishme arkeologjike në Francë. U zbulua rreth vitit 1880, dhe në 1897 gërmimet nxorrën në pah piktura shpellash të krijuara gati 20 mijë vjet më parë.
Vëmendja për pikturat prehistorike, të bëra duke përdorur pigment okër të kuq, i tërhoqi vëmendjen arkeologëve nga një tjetër gjetje po aq mbresëlënëse. E zbuluar në vitin 1931 dhe në thelb e injoruar deri më sot. Kur një ekip multidisiplinar e studioi atë dhe gjeti një mënyrë për ta rikthyer në jetë.
Është një guaskë që u përdor si një instrument muzikor. Siç thuhet në studimin e botuar në “Science Advances“, ekipi hulumtues e restauroi atë dhe e bëri atë të tingëllonte përsëri. Për herë të parë prej 17 mijë vjetësh.
Instrumenti në fjalë, nga i cili mund të shihni një rindërtim 3D në këtë adresë, është një guaskë e madhe (30 cm e gjatë dhe 20 e gjerë) që i përket specieve Charonia lampas. Një molusk ende i pranishëm edhe sot.
Sipas studiuesve, guaska nuk është “lokale”, por ndoshta mbërriti në Marsoulas nga Afrika. Një detaj që 80 vjet më parë u hodh poshtë si një kuriozitet i thjeshtë. Dhe guaska u katalogua si një “kupë” dhe u harrua midis rafteve të muzeut të Tuluzës.
Ekipi hulumtues francez e ka rianalizuar dhe ka zbuluar diçka që u kishte shpëtuar përshkruesve të parë. Guaska nuk është “natyrore”, por ka pësuar modifikime nga dora e njeriut. E dobishme për transformimin e saj në një instrument muzikor.
Maja e guaskës është thyer për të formuar një hapje 3.5 cm
Së pari, maja e guaskës është thyer për të formuar një hapje 3.5 cm dhe kjo nuk është një thyerje e rastësishme. Por një mënyrë për të krijuar grykën e instrumentit. Dhe rreth kësaj çarjeje janë gjetur gjurmë të materialit organik.
Në anën tjetër të guaskës analizat zbuluan se hapja ishte zgjeruar artificialisht dhe se guaska ishte zbukuruar me të njëjtin pigment të kuq që gjendej në muret e shpellës. Konfirmimi përfundimtar i faktit se guaska ishte një instrument muzikor dhe jo një kupë. Erdhi me tingujt që muzikologu, i cili u mor me të, arriti të prodhonte tre nota të ndryshme.
LEXO EDHE: VEGLA MUZIKORE ME MOBILIE SHTËPIAKE