Ishte për kurim në Itali, humb betejën me sëmundjen e rëndë, këngëtari Nevruz Nuredini

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare, këngëtari i njohur i muzikës popullore elbasanse, Nevruz Nuredini. Këngëtari ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.

Ditëve të fundit, ishte në kujdesin e mjekëve në Itali për shërim. Lajmin për vdekjen e këngëtarit e kanë bërë me dije, familjarë e miq përmes rrjeteve sociale.

Nevruz Nuredini ka lënë pas një pasuri të madhe artistike, duke njohur sukses me disa hite në skenën e muzikës së Shqipërisë së mesme.

ObserverKult


Lexo edhe:

KUSH E REALIZOI FOTOGRAFINË HISTORIKE TË ISA BOLETINIT 110 VJET MË PARË?

Fotografia historike e Isa Boletinit është realizuar në Durrës në vitin 1914, nga ushtarët e Misionit holandez. Trupat holandeze në krye me kolonelin Tomson, ishin pjesë e Misionit ndërkombëtar për vendosjen e paqes në Shqipëri, e cila copëtohej nga fqinjët.

Kështu ka shkruar përmes një postimi bashkangjitur edhe këtë fotografi historike të Isa Boletinit, gazetari, Bajram Mjeku.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult