Ishte përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Oscar/ Filmi “Pikë Uji” nesër shfaqet premierë në Prishtinë

Filmi shqiptar “Pikë Uji” ishte përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar 2025, në kategorinë e filmave të huaj, në garën për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar.

Ky film, me regjisor Robert Budina dhe me skenar nga Robert Budina, Doruntina Basha, Ajola Daja është një triller emocionues që eksploron botën psikologjike të një nëne të fuqishme, e cila gjendet e detyruar të përballet me një sistem të pamëshirshëm manipulimi për të mbrojtur të birin. Filmi ngre pyetjen thelbësore: deri ku mund të shkojë një nënë për të mbrojtur fëmijën e saj?

Ky film nesër do ta ketë premierën në Kosovë. Ai do të shfaqet, pra më 19 qershor në ora 19, në Cineplexx në Prishtinë.

I prodhuar në vitin 2024 nga EraFilm, “Pikë Uji” mban mbërthyer për 87 minuta publikun.

Kasti kryesor përbëhet nga Gresa Pallaska (Aida); Arben Bajraktaraj (Iliri); Gerhard Koloneci (Beni); Adem Karaga (Elvis); Paolo Iancu (Mark); Henri Topi (Denis).

ObserverKult


Lexo edhe:

FILMI SHQIPTAR “PIKË UJI” FITOI ÇMIMIN TË RËNDËSISHËM NË GJERMANI