Artistja Suzana Varvarica, në intervistën për “Pas mesnate” tha se ka dëshirë t’i kthehet librit për Kristina Koljakën për ta bërë atë të kohës. Koljaka ishte një skulptore shqiptare dhe një nga gratë e para që arrin sukses në këtë fushë në Shqipëri. Duke u ndalur tek jeta e saj, ajo tha se ka qenë e shoqëruar me drama.
“Ka pasur një fat tragjik. Në të gjithë jetën e saj, gjatë gjithë rrugës që ka bërë ka pasur drama që fillojnë që në Kavajë kur ishte një vajzë e vogël sepse familja e saj kishte vetëm vajza. Babai lëvizte shumë jashtë shtetit sepse ishte inxhinier mekanik dhe drama e parë e atyre vajzave ishte se ishin shumë të bukura.
Ishin vajza bionde, me sy bojqielli dhe ishin të veshura civil. Dhe djemtë i kapnin nga flokët nga pas, u tërhiqnin gërshetat. Dhe babai i detyroi t’i vishte me ferexhe. Drama tjetër ishte kur u kthye në Shqipëri e dashuruar me të shoqin dhe është gruaja e parë që bën një kërkesë për t’u ndarë nga i shoqi.
Kristina është gruaja e parë që e ka bërë me bindje dhe ka rritur në një mënyrë po dramatike nipin e saj që lind me një dëmtim që sot është në SHBA në karrige me rrota. Drama më e madhe është babai që i masakrohet pas ’44 dhe akuzohet si armik i popullit. Kjo dramë kthehet në një dramë artistike dhe shteti shqiptar i tha se duhet të bësh Leninin. Jeta e saj mund të bëhet një film.“, tregoi ajo./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
“PRANVERART” NË MUZEUN HISTORIK, 67 ARTISTË BËHEN BASHKË PËR TË EKSPOZUAR PUNIMET
Të vendosura ashtu në mënyrë të rastësishme, duke shfrytëzuar çdo hapësirë që ofron kjo sallë e muzeut janë shfaqur për publikun mbi 100 punime të artit viziv.
Edicioni i 12-të i “PranverArt” sjell sërish emrat më të njohur të pikturës dhe skulpturës. Duke filluar me Lec Shkrelin, Anastas Kostandinin, Agron Shehun, Llazar Taçin etj.
Piktori Kleo Nini shprehet çdo se vit ndjen emocion të veçanta për punimet që sjell.
“Unë kam pasur rastin që të jem dhe piktor filmi. Ndaj kam mbresa dhe mundohem që në pikturë të mos merret vesh se vendi se ku është. Kësaj radhe ishte një ngacmim nga jugu. Pra nga pishat e Llogorasë, ullishtet e lumit, ujëvarat. Ndaj kshtu i kam dhe titujt e pikturës”, tha piktori Kleo Nini.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult