Kantautori Luke Bell ka vdekur në moshën 32-vjeçare. Artisti i muzikës country u raportua për herë të parë i zhdukur në Arizona më 20 gusht, ai vuante nga një çrregullim bipolar. Lajmin e raportoi fillimisht Saving Country Music- miku dhe kolegu i tij, Matt Kinman e konfirmoi më vonë atë dhe dha detaje.
Luke Bell u zhduk në Tucson, Arizona kur po bashkëpunonte me Kinman për një shfaqje. Ai vuante nga një çrregullim bipolar dhe gjendja e tij mendore ishte përkeqësuar së fundmi. Policia po vazhdon hetimet ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Luke Bell ka lindur më 27 janar 1990, në Cody, Wyoming. Ai ndoqi Universitetin e Wyoming dhe vendosi se donte të ndiqte një karrierë muzikore ndërsa ishte ende në kolegj. Ai la universitetin dhe filloi karrierën në Austin, Teksas, me një numër koncertesh në Lone Star State’s Capital./abcnews.al
Lexo edhe:
Drane Jakja, është një emër i panjohur për shumicën e shqiptarëve, ka ndërruar jetë kohë më parë në moshën 100-vjeçare.
Drane Jakja ishte një çikë bregdrinase nga dera e fisme e Jak Gjonit në Fierzë të Pukës. Nuse e Vuksan Prek Ndout, nga Nikaj-Mërturi, djalë i derës së patriotit luftëtar, Zeqir Dema i Btoshës, Drane Jakja ka jetuar në gjashtë regjime.
Por ai që do të linte gjurmë të tmerrshme në jetën e saj, ishte regjimi komunist, një rrugëtim 100-vjeçar i mbuluar me vuajtje, mundime dhe mbijetesë.
Është gjyshja e këngëtarit të mirënjohur të muzikës popullore, Gëzim Nika- ia ka mbërritur të mbajë në prehrin e saj nipa e stërnipa të brezit të pestë.
Por kurrë, për jetë nuk do të shlyhej nga mendja e saj fati tragjik i të birit 2-vjeçar, ajo e humbi një djalë 2 vjeç në kampin e internimit në Tepelenë. Historia është e pazakontë, tmerrësisht e dhimbshme, është nga ato histori që kur i dëgjon të ndalet fryma.
Doruntina e kohëve moderne e ka quajtur Pjetër Meta, autori i disa teksteve që flasin për historinë e Nikaj-Mërturit, Drane Jakja është simbol i qëndresës mbinjerëzore- është gruaja që sfidoi fatin. Pjetër Meta e paraqet me detaje historinë shumë dramatike të kësaj gruaje të pazakontë. Një pëmbledhje e kësaj historie vijon më poshtë.