Ishulli i Kukullave, legjenda e mistershme e qytetit

E vendosur në kanalet e ishulli Xochimilco, në jug të qendrës së Mexico City, shumë pranë stadiumit të futbollit Estadio Azteca, ndodhet Isla de las Muñecas. Tashmë ky lokacion është kthyer në një atraksion turistik për vizitorët nga e gjithë bota.

Çfarë fshihet pas këtij vendi të errët? Ne paraqesim legjendën qe me kalimin e viteve është përhapur me turizmin që takohet çdo vit në këto kanale të Meksikës së bukur. Legjenda thotë se Don Julián, ishte roje në ishullin e kukullave. Ai zbuloi trupin e një vajze në bregun e liqenit.

Me dëshpërim bëri gjithçka për t’i shpëtuar jetën. Megjithatë, vajza e vogël ndërroi jetë. Shkaqet nuk u zbuluan. Pas asaj që ndodhi, roja u ndje keq dhe mendoi se shpirti i vajzës ishte pushtuar një nga kukullat.

Kështu që Don Julián, për të mbrojtur veten, filloi të varte kukulla të të gjitha llojeve dhe madhësive rreth lagunës së vendosur në Xochimilco.

telemedia.al
Me kalimin e kohës, burri pretendoi se të gjitha kukullat ishin të pushtuara nga shpirtrat e fëmijëve. Pak nga pak burri u bë një vetmitar. Filloi të jetonte në ishullin e tij, vetëm me kukulla të thyera dhe të vjetra mbledhur nga plehrat.

Shumë njerëz mendojne se ndoshta ai ishte i lajthituri. Kjo ngase ai ndryshoi rrënjësisht mënyrën e jeteses pas asaj që ndodhi.

Disa kohë më vonë, Don Julián u gjet pa jetë në të njëjtin vend ku kishte gjetur vajzën që u përpoq të shpëtonte.

Legjenda thotë se ai ndihej fajtor që nuk e kishte shpëtuarvajzën dhe kjo ishte arsyeja pse ishte çmendur.

Pas humbjes së Don Julián, ishulli u bë një nga atraksionet kryesore të Xochimilco. Njerëzit e vizitojnë atë për të vëzhguar të gjitha kukullat që sipas legjendës ishin varur nga roja.

Deri më sot njerëzit thonë se kukullat marrin jetë natën. Por pikërisht kjo legjendë e bëri Xochimilcon atraksion turistik.

ObserverKult


Lexo edhe:

LEGJENDA: MOTRAT NATËN QANIN PËR MOTRËN E RRËMBYER…

ObserverKult