Historiani Pëllumb Xhufi, duke folur për Ishullin e Sazanit, deklaroi se ka qenë vend i lakmuar nga pushtuesit dhe në të historikisht janë bërë ankorime anijesh.
Sipas Xhufit, në Sazan më shumë kanë zbarkuar anijet pirate nga vende të ndryshme të Mesdheut dhe Evropës, transmeton ‘kohajone’.
“Sazani është ishulli ynë dhe duhet të krenohemi me të. Balsha i Dytë i Shkodrës, në marrëveshje me prindër të tjerë mori Vlorën dhe një pjesë e mirë e qytetit ikën në Sazan. Ka ndërhyrë edhe flota veneciane. Ka qenë vend i lakmuar nga pushtues të ndryshëm.
Sazani nuk ka qenë vetëm bazë e përkohëshme veneciane, por ishte vend piratësh. Këtu vinin anije. Prsh, më 1298, anija veneciane vinte nga Kreta dhe aty një anije pirate portugeze e sulmon në ujërat e Sazanit dhe e plackit”, tha Xhufi.