Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, është i ftuari i nderit i edicionit të sivjetmë të Panairit të Librit në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur botuesi i veprave të Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri, pas një takimi që shkrimtari ka pasur me kryetarin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli.
“Biseduam me Besian Zenelin dhe Edon Zenelin, djemtë e shkrimtarit dhe botuesit të njohur Abdullah Zeneli. Kuvenduam me ta si përfaqësues të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, për detajet e fundit për ceremoninë e hapjes së Panairit të 23-të të Librit në Prishtinë, ku shkrimtari ynë i shquar do të jetë i ftuar nderi”, ka njoftuar Hudhri në profilin e tij në Facebook.
Edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Prishtinë fillon më 6 qershor dhe do të jetë i hapur deri më 11 qershor.
ObserverKult
Lexo edhe: