Në kuadër të Pranverës së Frankofonisë dhe në prag të ditës së tij të lindjes, Ambasada e Çekisë në Tiranë organizoi një takim për ndikimin që vepra e Milan Kunderës ka në botë.
Në aktivitetin e moderuar nga ambasadori çek, Jaroslav Ludva, morën pjesë regjisori dhe përkthyesi Pirro Milkani. Përkthyeset e shkrimtarit në gjuhën shqipe: Mirela Kumbaro, Mira Meksi dhe Saverina Pasho. Drejtorja e QKLL-së, Alda Bardhyli, si edhe përfaqësuesja e shtëpisë botuese “Dituria” Kristiana Golemi, e cila ka të drejtën e botimit të autorit në gjuhën shqipe.
“Një shkrimtar universal”, do ta quante Kumbaro, e cila sapo ka sjellë për lexuesin shqiptar veprën “Ngadalësia, pas Shakasë dhe Mosdijes”.
“E gjithë letërsia e Kunderës ravijëzon një peizazh të jashtëzakonshëm ndjesish dhe ngjarjesh të transformimit njerëzor. Ku mahnitja nga e zakonshmja bën thelbin e rrëfimit”, tha Bardhyli.
Ismail Kadare dërgon një letër
Takimi u përshëndet dhe nga shkrimtari i madh Ismail Kadare përmes një letre të shkurtër:
“Milan Kundera ёshtё njё shkrimtar i madh i kёtij shekulli. Jemi takuar disa herё nё Paris duke ndarё biseda pёr letёrsinё. Shpirti i kulturёs çeke ravijёzohet mё sё miri nё veprat e tij. Qё do t’i kujtojnё gjithnjё botёs atё çfarё komunizmi ishte pёr vеndet qё e jetuan atё.
Librat e tij janё njё betejё e pёrjetshme e njeriut me sistemin. Njё pёrshkrim i asaj çfarё totalitarizmi ishte pёr shumё vende nё shekullin e 19”, shkruante Ismail Kadare, duke i uruar jetë të gjatë shkrimtarit.
LEXO EDHE: Milan Kundera: Testamenti i Kafkës…
Testamenti i Kafkës: jo testament në kuptimin e saktë juridik: në të vërtetë dy letra private. Zaten as letra të njëmendta, ngase asnjëherë nuk janë postuar;
Brodi, zbatuesi i testamentit të Kafkës, i ka gjetur pas vdekjes së mikut.
Më 1924, në një sirtar, së bashku me një kalupi letrash të tjera.
Njëra, me bojë, përthyer me adresën e Brodit, tjetra, më e detajuar, shkruar me laps.
Në pasthënien e botimit të parë të Procesi Brodi shkoqit…