Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, ka qenë së fundi në stendën e Onufrit në Panairin e Librit në Tiranë ku është takuar me lexuesit e tij dhe ka dhënë autografe. Vepra e tij e plotë ka ardhur në një botim të ri me 7 vëllime për 7 dekadat e krijimtarisë së tij. I pyetur nga mediat për vitet e jetës e krijimtarisë ai tha se vdekja është mundur.
“Nuk ka jetë pa brenga e nuk ka brengë pa jetë. Kur bën diçka që e di se nuk vdes nuk ke frikë, sepse frika kryesore në jetë ose ajo që kemi frikë është e vdekja. Kur shkrimtari shkruan, ai çlirohet nga vdekja, e kur çlirohet nga vdekja, do të thotë se jeta për të është e pafund”, tha Kadare.
Ai u pyet nëse ndjehet disi në faj që emri i tij la në hije, te shoqen, Helena Kadare.
“Helena, vetë qenia e saj e ekzistenca e saj, është një nevojë për të shkruar. Nuk mund të them se ndihem fajtor… por edhe ndihem… kur emri i saj përmendet ngjitur me emrin tim, më jep gëzim si më jep gëzim qenia e saj përbri meje”, thotë shkrimtari përkrah të shoqes shkrimtare.
A mendon ai se ka fituar ndaj pushteteve në çdo kohë?
“Nuk ka nevojë të mendoj, por ndjej që është e vërtetë e më ka dhënë gëzim dhe takimi me ju, është pjesë e kësaj të vërtete”, pohoi ai.
Një koment të shkurtër ai dha edhe për çështjen emigrantëve
“Më pëlqen që ka kontakt, lëvizja, është zhvillim, jetë”, tha Kadare.
Shkrimtari i njohur është më i vlerësuari e më i përkthyeri autor shqiptarë në botë. I vlerësuar me disa çmime ai çmohet për njohjen që i dha vendit dhe shërbimin e madh që i bëri gjuhës shqipe përmes një lëvrimi të kujdesshëm./shqip.com
ObserverKult
Lexo edhe:
ISMAIL KADARE: KUR TI TELEFONOJE
Poezi nga Ismail Kadare
Telefonin nga gjumi i rëndë e i zi ti e zgjove
Me zërin e dashur, që dridhej ngrohtësisht
Ishte dimër.
Unë isha i fundosur
Në kolltukun e palëvizshëm pranë vetmisë.
U afrova tek xhamat
Jashtë binte shi
Vështrova me mirënjohje telat e gjatë telefonikë
Ata vinin nga larg, pa u ndalur gjëkund drejt e nga ti,
Nga aroma e flokëve tu, nga vija besnike e buzëve,
Pa u ndalur e pa u pleksur me ylberët joshës rrugës.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult