Ismail Kadare, “Qytetar Nderi” i Fushë-Kosovës

kadare mbreti

Shkrimtari shqiptar me famë ndërkombëtare, Ismail Kadare, është shpallur “Qytetar Nderi” i Fushë-Kosovës.

Ai ishte i pranishëm vetë në këtë qytet për t’u nderuar nga ta.

Ismail Kadare ka dy ditë që po qëndron në Kosovë, dhe së fundi ishte në Panairin e Librit “Prishtina 2023”, si mysafir special i këtij edicioni./klankosova

ObserverKult


Lexo edhe:

ISMAIL KADARE HAP PANAIRIN E LIBRIT NË PRISHTINË: LETËRSIA SHQIPE DO RIKTHEHET MË E FORTË…

Panari i librit “Prishtina 2023” u çel sot me praninë e një figure të shquar të letërsisë shqipe, shkrimtarin Ismail Kadare. Në panairin e Prishtinës, Kadare është i ftuari i nderit duke u cilësuar në hapjen e eventit si forcë gjigante e ngritjes së gjuhës e kulturës shqiptare, por edhe zë për liri.

Para të pranishmëve, shkrimtari Ismail Kadare teksa shprehu gëzimin për praninë e tij në këtë panair, tha se, ai shpreson se letërsia shqiptare do të rikthehet më mirë e më fortë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pranishëm në ceremoni, e quajti Kadarenë shkrimtarin më të madh të gjallë në botë. “Populli i Kosovës i ka borxh Ismail Kadaresë sa nuk thuhet pasi vetëdija për trungun shqiptar është formuar nga botimet e Kadaresë”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU