Itali, nis instalimi i “Çelësit të Montevergine” nga artisti shqiptar

Një tjetër çelës i artistit shqiptar Alfred Mirashi do të vendoset në Avellino, Itali. Ditë më parë kanë nisur instalacionet për “Çelësin e Montevergine” në Avellino.

Skulptura madhështore, e porositur nga Presidenti i Provincës Domenico Biancardi, do të pozicionohet në rrethrrotullimin Mercogliano, në daljen e autostradës Avellino-Ovest. Vepra, 40 metra e lartë, u bë prej çeliku Corten, nën drejtimin artistik të Michele Stanzione.

Sipas media lokale avellinotoday.it për të përfunduar instalimin do të duhen të paktën njëzet ditë.

Artisti italo-shqiptar Alfred Mirashi, i njohur me emrin e artit Milot ka treguar edhe në intervista të mëparshme pse ka zgjedhur këtë objekt, pasi çelësi, si objekt, ka qëllimin e “hapjes”, dhe për këtë arsye përfaqëson mjetin për të gjetur “rrugën” e duhur për çdo qenie njerëzore./diasporashqiptare.al

LEXO EDHE: Aggelos Baraj, finalisti shqiptar i konkursit ndërkombëtar për fotoreportazh