Italia nderon pedagogen shqiptare me çmimin Shkencëtarja më e mirë në Europë

Një lajm i mirë vjen përtej detit, Italia në një garë mes rradhëve të shkenctarëve, ka shpallur një shqiptare si shkencëtarja më e mirë në Evropë

Ornela Dardha është shkencëtarja shqiptare, që është lektore e lartë në shkencat kompjuterike në Universitetin e Glasgow. Ajo ka fituar nga qeveria italiane çmimin e madh ‘Science. She says’, duke u vlerësuar si “Shkencëtarja e re me arritje personale të jashtëzakonshme”.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ornela ka treguar se çmimi u dha nga Ministria e Puneve te Jashtme të Italisë, ku mes femrave nga e gjithë bota, u zgjodh më e mira në Evropë.

Sakaq, ajo zbuloi se ka mbaruar studimet bachelor dhe master për informatikë në ‘La Sapienza’, ndërsa doktoraturën në Bolonja.

“Ky çmim u dha nga qeveria italiane, konkretisht nga Ministria e Punëve të Jashtme. I jep një femre, një vajze të re jo italiane që jeton jashtë Italisë. Po ashtu që ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në shkencë, në inovacion apo teknologji, edhe ka lidhje të ngushta me Italinë.

Në këtë çmim u përfshinë të gjitha fushat e shkencave, jo vetëm informatika që është dega ime. U dhanë 5 çmime, do të thotë një për rajon dhe unë e fitova për Evropën.

Rëndësia e këtij çmimi është të vendosim në vendet kryesore gratë dhe rolin e grave në shkencë dhe teknologji. Kjo sepse zakonisht janë degë, fusha që konsiderohen mashkullore.

ObserverKult


lorenca bejko

Lexo edhe:

NË SHQIPËRI MË REFUZUAN. TANI JAM PEDAGOGE NË FRANCË, FITOJ 120 EURO NË ORË

Pedagogia Lorenca Bejko, e cila punon si asistent profesore në një univeristet në Francë, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin Rin Talk në Euronews Albania, ku foli në lidhje me eksperiencën e saj të punësimit jashtë shtetit.

Bejko tha se pasi përfundoi studimet doktorale në Francë vendosi të kthehej në Shqipëri, për shkak të lidhjes të lidhjes së ngushtë që kishte me familjen, por nuk mundi të punësohej në asnjë universitet brenda vendit. Ajo tha se aplikoi në të gjitha universitetet sipas kritereve, por nuk mori kurrë qoftë dhe një telefonatë mbrapsht.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult