Italia vlerëson Inva Mulën me titullin e rëndësishëm “Urdhri i Yllit të Italisë”

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci i dorëzoi Titullin e Nderit “Urdhri i Yllit të Italisë” në gradën Oficer, Inva Mulës, sopranos shqiptare me një karrierë të ndërkombëtare, të vlerësuar në mënyrë të padiskutueshme në Shqipëri, Itali dhe në botë.

Çmimi ju akordua artistes shqiptare me motivacioni: “Një vlerësim i merituar i Inva Mulës për aftësinë e saj për të përhapur muzikën, kulturën, artin dhe historinë italiane nëpërmjet veprave më të famshme të kompozitorëve italianë të interpretuara mrekullisht prej saj në teatrot më të rëndësishëm të botës.”

Gjatë karrierës së saj ndërkombëtare Mula ka interpretuar ariet në operat e kompozitorëve më të rëndësishëme italian si “Mi chiamano Mimì” në “La Bohème”, Puccini; “Bella figlia dell’amore”, “Si vendetta” në “Rigoletto” Verdi, “Il dolce suono” në “Lucia di Lammermoor”, Donizetti, “Chi il bel sogno di Doretta”, në “La Rondine”, Puccini; “Caro elisir sei mio” në “Elisir d’amore”, Donizetti, “Nedda! Silvio!” në Pagliacci të Leoncavallo./diasporashqiptare.al

LEXO EDHE: Ndarja nga jeta e të atit, Inva Mula me zërin e dridhur: Rroftë Avni Mula, rroftë arti shqiptar