Ivanka Trump e magjepsur nga bregdeti i Shqipërisë

Ivanka Trump, e bija e ish-presidentit amerikan Donald Trump, një pjesë të pushimeve ka vendosur që t’i kalojë në Shqipëri.

Ivanka zgjodhi që të publikojë pamje të bukura piktoreske nga Shqipëria, në profilin e saj në rrjetin social në Instagram.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që ajo viziton bregdetin shqiptar, pasi ka foto edhe nga viti 2021, ku ajo pati vizituar Butrintin.

Ndryshe pushimet në Shqipëri është duke i kaluar edhe këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa. Ajo ka ndarë shumë fotografi në rrjetet sociale, duke promovuar vendet pitoreske të shtetit shqiptar.

ObserverKult

ObserverKult


Lexo edhe:

SEKRETET E LIBRIT QË TRONDITI SHTËPINË E BARDHË

Një ish-mike dhe këshilltare e Zonjës së Parë amerikane, Melania Trump tha ditë më parë se ka regjistruar biseda me zonjën Trump sepse i duheshin si prova për vetëmbrojtje, pasi kishte ngritur pyetje për koston e ceremonisë së inaugurimit të presidentit Donald Trump.

Stephanie Winston Wolkoff, e cila sapo ka nxjerrë në treg librin e ri “Unë dhe Melania. Ngritja dhe Rënia e Miqësisë Sime me Zonjën e Parë”. E kjo, ndihmoi në realizimin e ceremonisë së inaugurimit të presidentit Trump.

Më pas punoi për Zonjën e Parë si një këshilltare pa pagesë në Shtëpinë e Bardhë.

Zonja Wolkoff u largua nga Shtëpia e Bardhë në shkurt 2018 kur iu ndërpre kontrata. Shtëpia e Bardhë e sulmoi librin si “plot me të pavërteta dhe paranojë”.

Në një intervistë për gazetën ‘Washington Post’, Wolkoff tha se Zonja e Parë përdorte llogari private emaili në Shtëpinë e Bardhë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult