FRANZ KAFKA: PËR ATA QË SHKRUAJNË LIBRA, POR EDHE PËR ATA QË I LEXOJNË ATO
(Letër Oskar Pollakut, 1904)
Mendoj se duhet të lexojmë vetëm ata lloj librash që na plagosin apo na therin. Nëse libri që po lexojmë nuk na bën të përmendemi si një goditje në kokë, atëherë për çfarë e lexojmë? Që të na bëjë të lumtur, siç thua ti? Zot i madh, do të ishim njësoj të lumtur edhe sikur të mos kishte libra.
Llojin e librave që na bën të lumtur mund t’i shkruanim vetë ne, nëse do të na duhej ta bënim. Por kemi nevojë për libra që të na godasin si një gjëmë, që të na tronditin thellë, si vdekja e dikujt që e donim më shumë se vetveten, si syrgjynosja në një pyll të humbur, larg prezencës njerëzore, si një vetëvrasje.
Një libër duhet të jetë sëpata që të çajë detin e ngrirë brenda nesh. Kështu mendoj.
Në shqip: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
INTERESANTE: FRANZ KAFKA NOVELËN E GJATË “VENDIMI” E SHKROI BRENDA NË NJË NATË TË VETME
Nga Milan Kundera
Franz Kafka, sipas asaj që ka thënë vetë, e ka shkruar novelën e gjatë Vendimi në një natë të vetme, pa ndërprerje medemek me një shpejtësi të jashtëzakonshme, duke e lënë veten të kaplohet nga një fantazi po kaq e jashtëzakonshme.
Shpejtësia, e cila u bë më vonë metodë programatike për surrealistët (“shkrimi automatik”), duke lejuar të çlirohej subkoshienca prej kontrollit të arsyes dhe të shpërthente imagjinata, ka luajtur për Kafkën pothuajse të njëjtin rol.
Imagjinata kafkiane, e zgjuar prej kësaj “shpejtësie metodike”, ngarend si një lumë, lumë ëndrre që nuk gjen prehje veçse në fund të një kapitulli.
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU