Elona Agolli, vajza e Dritëro Agollit ka publikuar kohë më parë një kujtim të “lirikut të tokës dhe demonit të fjalës” Moikom Zeqo kur shkruan për babain dhe nënën e saj.
Ja çfarë shkruante Moikom Zeqo:
Sadije Kecaj (Agolli) ka lindur nê 14 shtator 1942 në Shkodër. Babai quhej Qerim, e jëma Fatime. Kishin 10 fëmijë, pesë motra e pesë vëllezër.
Mbas studimeve të mesme në Shkodër mbaroi Universitetin e Tiranës për Gjuhë Letërsi në 1964.
Punoi ca kohë si mësuese në shkollën “ Fan Noli” , më pas në shkollën “ Partizani” të Tiranës . Pastaj për njëmbëdhjetë vjet qe gazetare në “ Mësuesi” dhe për pesëmbëdhjet vjet redaktore te revista “ Skena dhe ekrani” .
Ka shkruar dhe botuar tregime . Tregimi “ Vajza e maturës C “ mund të futet në çdo antologji dinjiroze të tregimit shqiptar . E zënë përherë me punë, tejet e ngarkuar , nuk ka mundur të botonte të paktën një libër të saj .
Padyshim që ka sakrifikuar shumë për Dritëronë. U njoh me Dritëroin në dasmën ku u martua Ismail Kadareja me Elena Gushon. Ishte e ftuar edhe Sadija. Aty vallëzoi me Dritëronë, “ që i shkelte këmbët se nuk dinte të vallëzonte mirë”.
Në 1965 u martuan. Dëshmitarë në gjendjen civile qenë Vaskë Ruli dhe Qako Danko , gazetarë në “ Zërin e Popullit “.
Nga “ Liriku i tokës Demoni i fjalës”, Moikom Zeqo
Lexo edhe:
RRËFIMI I DRITËRO AGOLLIT: KUR SADIJES I KËRKUAN TË MË KRITIKONTE LIBRIN
ObserverKult