Historia e këngës “Unwritten” e Natasha Bedingfield” është ende duke u shkruar, gjegjësisht duke u dëgjuar me të madhe.
Kanë kaluar dy dekada që nga lansimi i këngës të Natasha Bedingfield në vitin 2004, por papritur është kudo falë rolit çuditërisht të spikatur në komedinë romantike “Anyone But You”.
“Një këngë e mirë është një këngë e mirë,” tha Bedingfield për këngën e saj kohë më parë. “Nuk mund të ishte një mënyrë më e mirë për mua që të festoja vërtet atë që kjo muzikë ka qenë për mua dhe për të gjithë ata që e dëgjojnë atë.”
Ndërkaq “Unwritten”, pati një rritje prej më shumë se 420 për qind në transmetimet globale në Spotify.
E filmi “Anyone but You” mbërriti në kinema në fund të dhjetorit 2023, dhe që atëherë popullariteti i hitit të vitit 2004 nuk është zbehur.
Në ditët e para pas publikimit të kësaj komedie romantike, kënga pati më shumë se një milion transmetime në platformat online shumë të përdorura nga të rinjtë.
Bedingfield, e cila ishte vetëm 23 vjeç kur e publikoi “Unwritten”, pranoi se më në fund mund të “ngacmohet” për suksesin e këngës.
“Më kujtohet menaxheri im i parë kur realizova hitin tim të parë më pati thënë : “Mos u emociono shumë”, tha ajo për The Standard .
“Ishte një gjë shumë britanike (të thuash), ‘Mos u emociono shumë’, si, ‘Duhet të kesh edhe disa hite’, por mendoj se më lejohet të emocionohem tani pas 20 vjetësh”, tha ajo.
Ndërsa kënga po shijon rëndësinë e saj të re në vitin 2024 falë “Anyone But You”, nuk është hera e parë që regjisori i filmit, Will Gluck, shfaq një nga këngët e Bedingfield në filmat e tij. /wsj.com
ObserverKult
Lexo edhe:
FATMIR R. GJATA: RA BUST I DIKTATORIT
Poezi nga Fatmir R. Gjata
Ra bust i diktatorit edhe e hoqën zvarrë
Kush qiellit ulërinte, kush mbeti duke qarë
Liri o Zot liri, bërtisnin nëpër shesh
Po s’di pse u bë hije edhe jeton mes nesh.
Ra bust i diktatorit dhe kush nuk pat mëshirë
Në flakë u dogjën libra me ankth e me dëshirë
Po çfarë nuk ish e shkruar na mbeti si dhuratë
Të jemi si gjithë bota thërrisnin atë natë.
Ra bust i diktatorit në bronx e në metal
Dhe ndoshta e kanë shkrirë e hedhur në moçal
Por diktaturat dihen jetojnë edhe më pas
Në shpirtrat e padukshëm me ankth edhe maraz.
Ra bust i diktatorit po ngrenë prapë shtatore
Për mbretër edhe princa, për doke zakonore
I ngrenë dhe këngë që kush si ka zili
Njëlloj me rënë në luftë, përmbi bajloz të zi.
Ra bust i diktatorit dhe popull u mahnit
Do vinte kohë e bukur me lumturi e dritë
Por prapë njëlloj mbetëm, njëlloj si atëherë
Dikush është bërë i pasur, dikush mbeti i mjerë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult