Ja cilët janë fituesit e DokuFest-it

dokufest

Pas nëntë ditësh të gjata dhe mbresëlënëse të shfaqjes së filmave dhe dokumentarëve që sollën tregime nga e gjithë bota, këtij edicioni të DokuFest i erdhi fundi duke shpallur fituesit e tij.

Në ceremoni më në fund secili zuri vendet  veta për të parë filmat që u shfaqën në kinematë e hapura dhe të mbyllura në Prizren dhe morën vlerësimin përfundimtar nga juritë përkatëse.

Më se 100 filma ishin në garë për çmimet e mëdha por vetëm pak prej tyre do të merrnin shpërblimin, kalldrëmin i cili është simbol i qytetit.

Disa nga regjisorët fitues ishin të pranishëm në ceremoni për shprehur mirënjohjen e tyre për jurinë, festivalin dhe publikun, derisa një numër syresh kishin dërguar video-mesazhe.

Fituesja e garës për Filmin më të Mirë Dokumentar nga Ballkani, Marija Zidar me filmin “Reconciliation” tha se është e lumtur të marrë këtë çmim.

“Ky rajon ka tregime të rëndësishme. Dhe se sa të rëndësishme janë ato është dëshmuar nga sukseset e kinematografisë kosovare në botë”.

Në këtë edicion ndodhën një mori ngjarjesh , duke mbledhur kineastë, dashamirës të filmit dhe njerëz nga e gjithë bota për të festuar këtë vit të veçantë të DokuFest.

Ky vit ishte gjithashtu i veçantë për shkak të suksesit të jashtëzakonshëm të Samir Karahodës, regjisorit të filmit “Pa vend” në Kanë, dhe premierës globale të Leart Rama në Locarno Film Festival.

Ceremonia e shpërblimeve është pasuar nga filmi i regjisorit të njohur Spike Lee “David Byrne’s American Utopia” një film me në qendër liderin e grupit “The Talking Head”, David Byrne dhe turneun e koncerteve të tij në vitin 2019. 

Lexoni më poshtë fituesit e DokuFest këtë vit:

BEST BALKAN NEWCOMER – ÇMIMI SPECIAL I JURISË

TELENOVELA GREY-SCALE IN COLOR NGA FILIP MARTINOVIC

BEST BALKAN NEWCOMER

RAMPART NGA MARKO GRBA SINGH

ÇMIMI I PUBLIKUT

DRIVER NGA VALTER LUCAJ

GARA KOMBËTARE- ÇMIMI SPECIAL I JURISË

MARDHË NGA FLAKA KOKOLLI

GARA KOMBËTARE – FITUESI

A CHILD NGA BEKIM GURI

GARA E FILMAVE TË SHKURTËR – FITUESI

THE CRIMINALS NGA SERHAT KARAASLAN

GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT – FITUESI

WHITE ON WHITE NGA VIERA ČÁKANYOVÁ

GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT – FITUESI

OUR MEMORY BELONGS TO US NGA RAMI FARAH

E VËRTETA – ÇMIMI SPECIAL I JURISË

THE SILENCE OF THE MOLE NGA ANAIS TARACENA

E VËRTETA – FITUESI

WRITING WITH FIRE NGA RINTU THOMAS DHE SUSHMIT GHOSH

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTARË TË SHKURTËR – FITUESI

THE RIFLE MAN NGA SIERRA PETTENGILL

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTARË TË GJATË – FITUESI

WE NGA ALICE DIOP

DOKUMENTARËT E BALLKANIT – FITUESI

RECONCILIATION NGA MARIJA ZIDAR

ObserverKult

Lexo edhe:

NËNTË DITË “DOKUFEST”, JA CILAT DO TË JENË RISITË E KËTIJ VITI (VIDEO)