
Nga Friedrich Nietzsche
Njerëzit, që sot janë mizorë, duhet të kenë për ne domethënien e shkallëve të një kulture të hershme prej së cilës kanë mbetur; këtu mali i njerëzimit tregon formacionet e tij më të thella, hapur, ndërsa diku gjetkë ato mbeten të fshehura.
Janë njerëz të prapambetur, truri i të cilëve, për shkak të të gjitha aksidenteve të mundshme në ecurinë e trashëgimisë, nuk u formësua mjaftueshëm aq hollë dhe aq shumëllojshmërisht.
Ata na tregojnë atë që kemi qenë ne të gjithë dikur dhe na shtien frikën me këtë; por ata vetë janë po aq pak të përgjegjshëm sa dhe një copë graniti që është një copë graniti.
*Shkëputur nga “Njerëzor, tepër njerëzor”
Përktheu: Taulant Hatia
ObserverKult
Lexo edhe:
“Antikrishti” i Friedrich Nietzsche, libri kundër kishës që tronditi botën me teoritë e tij






