Ja çka po ndodh me “Eurovision”-in, shtetet po heqin dorë nga pjesëmarrja

Në Festivalin Evropian të Këngës ”Eurovision 2023”, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk do të konkurrojnë. Shkak është kostoja e pjesëmarrjes.

Transmetuesit paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit.

Disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë pasi Rusia u pezullua nga konkursi.

Kostoja totale për të gjithë transmetuesit e përfshirë për të hyrë zakonisht shkon deri në rreth 5 milionë paund, por saktësisht se sa paguan secili pjesëmarrës nuk bëhet publike.

Midis 8 dhe 17 milionë paund pritet të paguhet nga ”BBC” për të organizuar festivalin në emër të Ukrainës, që do të mbahet në Liverpool.

Nuk dihet nëse të tillë vendim do ta marrë edhe Shqipëria, ku edhe thirrja nga opozita nuk ka munguar.

Në ”Eurovison 2022”, as Shqipëria, Mali i Zi apo edhe Maqedonia e Veriut nuk shkuan në finale.

ObserverKult


Lexo edhe:

UKRAINA TRIUMFOI, POR “EUROVISION 2023” DO TË MBAHET NË MBRETËRINË E BASHKUAR, JA PSE

Ukraina triumfoi në Festivalin Europian të këngës, por “Eurovision 2023” do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar për këto arsye…

Festivali Europian i Këngës, Eurovision do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar vitin e ardhshëm, për shkak se organizatorët mendojnë se ngjarja nuk mund të mbahet në vendin fitues, Ukrainë për shkak të agresionit të vazhdueshëm rus…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU