Ja çka thonë vëllezërit shqiptarë që ngritën në këmbë jurinë e America’s Got Talent

Njihuni me Artan dhe Arnold Balla, dy vëllezërit shqiptarë që po bëjnë namin nëpër rrjet. Ata lanë pa fjalë jurinë e “America’s Got Talent’ me performancën e tyre të jashtëzakonshme.


Jo vetëm kaq por i gjithë publiku u ngrit në këmbë për ta.
Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara mbetën të habitur nga performanca e tyre.
Madje, ata mbetën gojë hapur nga lëvizjet e tyre në skenën gjigante.

Jo vetëm kaq por vëllezërit folën pak edhe për jetën e tyre personale dhe profesionale.
“Ditën do jem avokat, natën do jap shfaqje”, tha vëllai i vogël, Artani. Ai bëri me dije se studion për drejtësi.
Por si reaguan anëtarët e jurisë?
Heidi Klum tha: “Nuk e kisha parë asnjëherë këtë akt”. “Ishte mahnitëse! Mund t’ju shikoja ju djema për një kohë të gjatë”, theksoi Sofia Vergara.

Nga ana tjetër, Simon tha se akti i tyre ishte mjaft mirë por pati edhe një kritikë të vogël. Ai tha se nuk i pëlqyen topat portokalli që dy vëllezërit përdorën.
Por gjithsesi ata morën “Po” nga anëtarët e jurisë.
Vëllezërit Balla tashmë janë shndërruar në një fenomen. Videoja e tyre në Youtube po grumbullon shumë shikime dhe publiku mbeti mjaft i impresionuar nga performanca e tyre./lapsi.al

ObserverKult

Lexo edhe:

SHQIPËRIA SHKËLQEN EDHE PËRTEJ OQEANIT/DY VËLLEZËR LËNË GOJËHAPUR JURINË E “AMERICA’S GOT TALENT”