Diigjitalizimi është domosdoshëri! Çka po ndodhë me arkivat?

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës sivjet ka prioritet digjitalizimin e materialit arkivor.

Në mes të ruajtjes së materialeve, problemeve me infrastrukturën, kërkesave të studiuesve e zhvillimit teknologjik, digjitalizimi tashmë është shndërruar në domosdoshmëri institucionale. Kryeshefi ekzekutiv, Bislim Bislimi, në një intervistë për RTK-në ka dhënë detaje për procesin.

“Këtë vit jemi në fund të procedurave të fillimit të digjitalizimit masiv, sepse do ta kemi një angazhim të blerjes së shërbimeve nga tregu, që do ta asistojnë stafin e Agjencisë dhe poashtu përmirësimin e infrastrukturës fizike”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq investimet në infrastrukturë nuk do të përfshijnë vetëm drejtorinë qendrore të ASHAK-ut.

“Do të ndodh renovimi i objektit të drejtorisë qendrore të Agjencisë si dhe ndërtimin i Arkivit Ndërkomunal të Gjilanit, është në planet tona dhe të Ministrisë edhe sigurimi i hapësirës së përshtatshme për Arkivin Ndërkomunal të Prizrenit”, tha Bislim Bislimi, drejtor në Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës.

ObserverKult


Lexo edhe:

LETËR E SHKRUAR PËR DJALIN E SËMURË: MOS U SHQETËSO PËR HUMBJET…

Letra e John Steinbeck për të birin e tij të sëmurë, Thom:

“Ekzistojnë mënyra të ndryshme të dashurisë. Njëra është egoiste, e vrazhdë, koprrace, që e përdor dashurinë për rëndësinë e vetes. Kjo është forma më e shëmtuar dhe e gjymtuar e dashurisë. 

Forma tjetër ka të bëjë me shpalosjen e gjithçkaje të mirë që ke, të mirësisë dhe respektit, jo vetëm të respektit social, por të respektit për njohjen e personit tjetër si unik dhe me vlera…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU