Ja kur shfaqet premiera e shumëpritur e operës “Goca e Kaçanikut”

Opera e Kosovës në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës do ta shfaq premierën e operës së parë kosovare “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi.

Kështu ka njoftuar Baleti Kombëtar i Kosovës, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ky moment historik shpaloset, teksa “Goca e Kaçanikut” del në skenë për herë të parë në Prishtinë, pas krijimit të saj më shumë se gjysmë shekulli më parë.

Premiera shfaqet më 23 shkurt ndërsa repriza më 25 shkurt 2024 në sallën AMC, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë – Rr. Cërriku, Obiliq.

Sa i përket shitjes së biletave, sipas njoftimit nga Baleti do të bëhen me dije detajet së shpejti.

ObserverKult


çajupi

Lexo edhe:

ÇAJUPI: DIGJEM, PËRVËLOHEM SE TË DUA SHUMË…

Poezi nga Çajupi:

Digjem, përvëlohem
se të dua shumë,
ditën mendohem,
natën rri pa gjumë.

Lulet po ta dinin,
mike, sa të dua,
këtu do të vinin
të qajnë me mua.

Zogjtë të dëgjonin,
do t’më rrinin pranë
dhe do të këndonin,
të harroj sevdanë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult