Ja kush do të mundohet ta dërgojë “Zgjoin” drejt nominimit për Oscar

Zgjoi

Elisabeth Moss dhe Lindsey McManus do ta përkrahin filmin “Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit që është edhe producentë ekzekutive e filmit. Partnerët e “The Love & Squalor Pictures” do të synojnë që ta shtyjnë drejt nominimit për Oscar filmin kosovar. Ata tashmë janë bërë edhe producente të filmit  

“Zgjoi” është një histori e vërtetë e Fahrijes (Yllka Gashi), e cila jeton bashkë me disa gra të tjera në një fshat patriarkal.

Ajo jeton me shpresë të zbehur dhe në zi pasi që burri i saj është zhdukur gjatë luftës së Kosovës në fund të viteve 90-ta.

Në mënyrë që të sigurojë mbijetesë për familjet e ndryshme, ajo bashkë me disa gra të tjera bashkohen për të filluar një biznes që shet ajvar, ushqim tradicional që prodhohet nga specat dhe patëllgjanët dhe së bashku ato gjejnë shërim dhe ngushëllim për një të ardhme pa burrat e tyre, shkruan Deadline, transmeton GazetaExpress.

———————–

Lexo edhe: “ZGJOI”, PJESËMARRËS EDHE NË FESTIVALIN E FILMIT NË ROMË

Filmi “Zgjoi” i regjisores kosovare, Blerta Basholli, është dhënë premierë tashmë në shumë vende të botës.

Filmi i cili ka fituar tri çmime të rëndësishme në Festivalin “Sundance”. Dhe është propozim i Kosovës në “Oscars 2022”, do të jetë pjesëmarrës tashmë edhe në Festivalin e Filmit në Romë, transmeton ‘rtklive’.

Ka qenë Ambasada e Kosovës në Itali, ajo e cila përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se festivali në Romë do të jetë nikoqir i filmit shumë të suksesshëm vendor.

Ky është njoftimi i plotë nga Ambasada e Kosovës në Itali (pa ndërhyrje):

“Me 18 tetor 2021, Festivali i Filmit në Romë do të jetë nikoqir i filmit Zgjoi i regjisores kosovare Blerta Basholli, e cila rrëfen historinë e vërtetë të Fahrijes, një grua nga Kosova, që mbeti e ve pas luftës në Kosovë.

Filmi Zgjoi ka fituar tri nga çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit, “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe shumë çmime në Festivale të tjera të filmit.

Regjisorja Blerta Basholli rrëfen se frymëzimi i saj për filmin ishte jeta e zonjës Fahrije Hoti, e cila portretizon një histori të zakonshme, mirëpo shumë të gjallë dhe të fortë.

Ky film rrëfen historinë e Fahrijes e cila pas luftës ngeli e vetme me dy fëmijët, vajzën 3-vjeçare dhe djalin tre muajsh.

Në përpjekjet për mbijetesë si nënë e vetme në Kosovën e pasluftës, ajo u bashkua me disa gra të tjera të fshatit që kishin mbetur të veja dhe krijuan kooperativën bujqësore “Krusha”, që merren me përpunimin e turshisë dhe ajvarit.

Fahrija nuk heq dorë dhe vazhdon të luftojë jo vetëm për të mbajtur familjen e saj, mirëpo edhe për të luftuar paragjykimet kundër një

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult