Ja një dashuri e përjetshme: 85 vjeçari i dashuruar marrëzisht në gruan me Alzheimer!

dashuria
Foto ilustrim

Ai është 85 vjeç dhe përditë, paradite dhe në muzg, shëtiste bashkëshorten e tij duke e mbajtur përdore nëpër park.
Kur e pyetën se pse gruaja ndalonte shpeshherë gjatë rrugës dhe përhumbej në largësi, ai u përgjigj: – Sepse ajo ka Alzheimer.
– Çfarë ndodh nëse ia lëshoni dorën?
– Ajo nuk mban mend asgjë, nuk më njeh më prej vitesh.
– Dhe ti bën të njëjtën gjë përditë? E merr përdore dhe ecni nëpër park?
I moshuari buzëqeshi, pa në sy bashkëbiseduesen dhe tha:
– Ajo mund të mos e dijë kush jam unë, por unë e di kush është ajo! Ajo është dashuria e jetës sime!

*Burimi WEB. Postim wiral. Autori i panjohur

ObserverKult