
Nga Ursula K. Le Guin
Sokrati ka thënë: Keqpërdorimi i gjuhës shkakton të keqen në shpirt. Nuk është fjala për gramatikën. Të keqpërdorësh gjuhën do të thotë ta përdorësh atë siç bëjnë politikanët dhe reklamuesit, për përfitime, pa marrë përgjegjësinë për kuptimin e fjalëve.
Gjuha e përdorur si mjet për të fituar pushtet ose për të fituar para, shkon keq: gënjen. Gjuha e përdorur për të thënë një poezi ose për të rrëfyer një tregim, shkon drejt së vërtetës. Shkrimtari është një person që kujdeset për kuptimin e fjalës, se çfarë thotë dhe si e thotë. Shkrimtarët e dinë se fjalët e kanë rrugën e tyre drejt së vërtetës dhe lirisë, prandaj i përdorin ato me kujdes, me mendim dhe me kënaqësi. Përdorimi i mirë i fjalëve forcon shpirtin e tyre.
Shkrimtarët dhe poetët e kalojnë jetën duke mësuar aftësinë dhe artin e përdorimit të mirë të fjalëve. Dhe fjalët e tyre e bëjnë shpirtin e lexuesit më të fortë, më të ndritshëm dhe më të thellë…
Në shqip: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
KONCERTI “PARFUM” BËN BASHKË KASTRIOT TUSHËN DHE ARDIAN TREBICKËN NË TETOVË






