“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames. Një amerikani me origjinë shqiptare i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fotografinë amerikane.

Duke e pasur pikënisjen nga ky rast, por dhe qindra të tjerë, Tare ngre pyetjen se si ka mundësi që shqiptarët kanë një sukses të madh në profesionet e tyre. Në momentin që largohen nga Atdheu.

“Duket sikur në momentin që dalim nga malet tona shpërthejmë me energji. Energji e cila na çon nëpër hapësirën e madhe të perandorive botërore”, shkruan mes të tjerash Tare, transmeton ‘javanews.al’.

Postimi i plotë:

Pse shqiptarët bëjnë mirë kur largohen nga Atdheu? Këto pyetje kanë qenë me mua për një kohë të gjatë pasi kam gjetur gjatë udhëtimeve të mia ndikimin e shqiptarëve individualë nëpër botë.

Nga Sudani në Mekë, Perandoria Osmane në Itali, Egjipt dhe shtetin pirat të Magrebit, dhe së fundmi deri në zemër të SHBA-së në DC kam gjetur individë shqiptarë që jo vetëm kanë pasur sukses në zanatet e tyre. Por kanë lënë pas një kontribut të madh në brezat që do të vijnë.

Duket sikur në momentin që dalim nga malet tona shpërthejmë me energji, energji e cila na çon nëpër hapësirën e madhe të perandorive botërore, ku disa gjejnë shtigje për të lundruar drejt qendrave të ngjarjeve.

George Tames https://art.state.gov/personnel/george_tames/ fëmija shqiptar që nuk fliste anglisht deri në shkollë dhe kontributi i tij në fotografinë amerikane.

—————————————————————

LEXO EDHE: AHMET ZOGU: JETA IME ËSHTË NJË ROMAN AVENTURESK. DUA TA SHKRUAJ PARA SE TË VDES

“Paris-presse” ka botuar, të martën e 11 prillit 1961, në faqen n°16, një shkrim në lidhje me ndarjen nga jeta të mbretit Zog. Në spitalin francez “Foch”, të cilin, Aurenc Bebja. Nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

I lindur në një pallat, vdiq në një spital

Zogu i Shqipërisë ndërroi jetë para se të mbaronte romanin e jetës së tij

Mbreti Ahmet Zogu u shmangej fotografëve. Kjo klishe e familjes mbretërore daton që nga koha kur ata ende banonin në Aleksandr. Përpara se të dëbohej nga Naseri.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU