Ja sa fiton Mariah Carey çdo vit vetëm prej këngës së famshme të Krishtlindjeve!

mariah nuk i di

Mariah Carey, si u pasurua nga një këngë?

Këngët e Krishtlindjeve na bëjnë kaq të lumtur kur i dëgjojmë, por mendoni pak sa shumë lumturojnë ata që i këndojnë.

Artistë si Michael Bublé, The Pogues, Kelly Clarkson dhe Ariana Grande mund të qëndronin 11 muaj pa punuar, sepse kur vjen dhjetori, këngët e tyre të festave u dhurojnë mjaftueshëm të ardhura për gjithë vitin.

Sigurisht, që në krye të kësaj liste është Mariah Carey, falë këngës së saj hit të vitit 1994, “All I Want For Christmas Is You”.

A e dini se Mariah Carey-t dhe bashkëpunëtorit të saj, Walter Afanasieff, u janë dashur vetëm 15 minuta për të shkruar dhe kompozuar këngën?

Ndonëse as Mariah dhe as ekipi i saj nuk kanë zbuluar ndonjëherë saktësisht se sa fiton ajo çdo vit nga kënga hit e Krishtlindjeve, studiuesit kanë bërë disa llogaritje dhe kanë nxjerrë një shifër.

Sipas ekipit të të dhënave të The Economist, këngëtarja fiton afërsisht 2.5 milionë dollarë çdo vit nga kënga.

Studimi, i cili u publikua në vitin 2017, sugjeroi gjithashtu se, në vitin 2016, Mariah kishte fituar një total prej 60 milionë dollarësh me këngën, që kur u publikua për herë të parë.

Që nga publikimi i saj, kënga ka shitur rreth 10 milionë kopje.

Vitin e kaluar, Spotify njoftoi se “All I Want For Christmas Is You” kishte arritur në një miliardë dëgjime në platformë.

Mariah gjithashtu bëri histori vitin e kaluar kur kënga arriti në krye të listave të Billboard për të tretin vit radhazi, duke e bërë atë artisten e parë në histori që çon të njëjtën këngë në numrin 1 të listës, tre herë të ndryshme.

ObserverKult

Kliko edhe:

DOKUMENT (1966): KY ISHTE URIMI I FUNDIT I KRISHTLINDJEVE NË SHQIPËRINË KOMUNISTE