Will Smith u kthye në personazhin më të komentuar në mbarë botën, pas shuplakës që i dha mikut të tij, Chris Rock, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”.
Rock bëri një batutë të papërshtatshme për modelin e flokëve të Jada Pinkett, bashkëshortes së Will. Mirëpo, ajo vuan nga alopecia (rënia e flokëve dhe qimeve të trupit), ndaj s’e priti mirë batutën.
Megjithëse Will fillimisht nisi të qeshte, ishte reagimi i gruas së tij ai që e bëri të ngrihej nga vendi dhe t’i jepte një shuplakë Rock-ut.
Më vonë gjatë eventit, Smith i kërkoi falje Akademisë Oscar dhe të gjithë publikut, ndërsa më vonë në shtëpi u bind t’i kërkonte falje për shuplakën edhe mikut të tij.
Akademia po heton gjithçka që ndodhi për t’i dhënë aktorit dënimin e merituar, ndërsa familjarët kanë bërë me dije për “ET” se po mendojnë që Will duhet të heqë dorë momentalisht nga aktrimi, transmeton ‘lapsi.al’.
Ata mendojnë se ai duhet të bëjë një pauzë, t’i japë pak kohë vetes pas asaj që ndodhi si dhe të shkojë në terapi.
Vendimi i Smith nuk dihet ende, ndërsa sa i përket Jada-s, ajo ndihet e qetë dhe e ka lënë pas krahëve tashmë atë që ndodhi.
Lexo edhe:
NETFLIX DHE SONY PEZULLOJNË PROJEKTET E WILL SMITH
ObserverKult