Ja si dukej Durrësi në vitin 1900 (Foto)

Në plan të parë muri bizantin, minarja e xhamisë “Fatih” dhe në cepin e majtë të fotografisë, shtëpia ku ndenji Esad Pashë Toptani, në vitet 1913-1914! /A.Cangonja

ObserverKult


Lexo edhe:

NË FILLIM TË SEZONIT TURISTIK, ‘DURRËSIT ANTIK’ I ËSHTË VËNË DRYNI

Turistët e huaj që kanë mbërritur në Durrës gjatë javëve të fundit nuk kanë mundur të vizitojnë Muzeun Arkeologjik dhe atë Etnografik.

I pari po i nënshtrohet restaurimit me një financim nga BE, ndërsa ende nuk ka asnjë projekt për muzeun etnografik që u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019.

“Në qytet ka vetëm dy muze dhe unë nuk munda t’i shoh, pasi mësova se janë mbyllur për një periudhë kohe,” tha Chantelle, një turiste franceze që mbërriti me kroçerë dhe që preferoi të shëtiste në Durrës pa ndihmën e guidës.

Numri i turistëve të huaj në qytetin bregdetar që nga fillimi i këtij viti ka ardhur duke u rritur, por një pjesë e objekteve të trashëgimisë kulturore janë të mbyllura për motive të ndryshme, ndërsa njoftimi përkatës në internet thuajse mungon .

“Unë u përpoqa të shoh edhe Torrën veneciane,” tha Chantele për BIRN, duke shtuar se në këtë rast nuk arriti ta kuptojë arsyen e rrethimit dhe të mbylljes me dryn.

“Monumenti ishte restauruar që prej disa muajsh, por siç më thanë ende nuk ishte plotësuar me disa pajisje kompjuterike që do t’i shërbejnë informimit të vizitorëve të huaj apo vendas,” shtoi turistja e huaj.

Durrësi ka një histori 3-mijë vjeçare dhe nga Vlora deri në Trieste, mbetet qyteti më i vjetër në krahun lindor të detit Adriatik, i cili vazhdon të mbijetojë. Kjo e ka rritur interesin e të huajve për muzetë dhe monumentet e zbuluara, kryesisht në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Por infrastruktura që duhet të mundësojë vizitat dhe njohjen e qytetit mungon dhe guidat turistike thonë se kjo e vështirëson aksesin në qytet.

Durrësi nuk mungon në të gjitha turet turistike që ne ofrojmë për turistët,” tha Marjana Kurti, guidë në një nga agjencitë e kryeqytetit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult