Veçantia e veshjeve tipike arbëreshe, ka ngjallur kuriozitet shekuj më parë. Fotografia e realizuar në vitin 1896, sjell kostumet popullore kalabreze me punime me shtypje dhe gravura antike (shek. XVI–XIX).
Kostumi që mbajnë veshur personazhet në fotografi, njihet si kostumi i San Martino di Finita, një qytet i vogël me origjinë shqiptare në provincën e Kozencës.
Në anën e pasme të fotografisë është shkruar “Kostumi i San Martino di Finita, prezantuar nga shqiptarët në Ekspozitën Folkloristike dhe të Kostumeve në Napoli, në vitin 1896, transmeton ‘konica.al’.
Në atë kohë kryetari i Bashkisë, Cavallo Silvio ishte shoqëruesi i grupit Sammartinese. Foto-kotrezi e Alfonso Barone.