Jack Kerouac: Definimi i poetit

Poeti është një shok
që e kalon kohën e vet duke menduar
rreth asaj se çka s’është në
rregull, dhe sado që
e di ai kurrë nuk mund ta
kuptojë bash krejt se çka s’është
në rregull, ai e bluan në mendje këtë
dhe e shkruan.
Poeti është optimist i verbër.
Bota është kundër tij për
shumë arsye. Mirëpo
poeti këmbëngul. Ai beson
se është në rrugë të drejtë,
pavarësisht se çfarë do të thonë
ndonjëri prej shokëve të tij. Në
kërkimin e tij të përjetshëm për të
vërtetën, poeti është i vetmuar.
Ai përpiqet të jetë i përjetshëm në një
shoqëri të ndërtuar në kohë.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

FARUK SHEHIQ: LOJË LUFTE