Jackie Coogan, talenti që u zbulua nga Charlie Chaplin dhe u plaçkit financiarisht nga nëna dhe njerku

Nga Albert Vataj

E kujt nuk i ka mbetur në kujtesë, ai fëmija që luan me të madhin e filmit pa zë, Charlie Chaplin. Virtuoziteti i këtij fëmije ishte destinuar t’i përkiste sheshxhirimeve, të shkëlqente në ekranin e madh. Më shumë se shpërblim talenti, ishte privilegj fati, të njihej dhe të luante me një gjigand, siç ishte, Charlie Chaplin.

Charlie Chaplin zbuloi Jackie Coogan në Teatrin Orpheum, një shtëpi vaudeville në Los Anxhelos, në skenë duke bërë shimmy, një kërcim i atëhershëm popullor.

Babai i Coogan ishte gjithashtu një aktor, si dhe vëllai i tij më i vogël, Robert. Coogan ishte një imitues virtuoz i lindur, e befasoi dhe e intrigoi Chaplinin me aftësitë e tij.

Chaplin e përfshiu atë në një rol të vogël, në “A Day’s Pleasure” (1919). Një vit më pas, Chaplin e angazhoi Coogan-in si fëmijën e braktisur, të rritur nga personazhi i tij Tramp, në komedinë-dramë pa zë, “The Kid” (1921).

Në vitin 1922, Coogan mori rolin kryesor në filmin “Oliver Twist”, me regji të Frank Lloyd.

Për hir të së vërtetës, Coogan ishte një nga yjet e parë që hyri fuqishëm në tregun kinematografik dhe famën e marketingut.

Gjalpi i kikirikut, artikujt e shkrimit, bilbilat, kukullat, pllakat dhe figurinat, ishin ndër mallrat që shiteshin, duke patur si imazh Coogan.

Ai u kujdes deri në moshën 10-vjeçare, kur hyri në Akademinë Ushtarake Urbane dhe shkolla të tjera përgatitore.

Si një yll fëmijësh, Coogan fitoi 3 deri në 4 milionë dollarë. Kur ai mbushi 21 vjeç në tetor 1935, besohej se pasuria e tij e madhe ishte e paprekur.

Përfitimet e mëdha financiare të yllit, Jackie Coogan, ishin menaxhuar në mënyrë konservative nga babai i tij, i cili kishte vdekur në një aksident automobilistik pesë muaj më parë.

Megjithatë, Coogan zbuloi se gjithë  të ardhurat e tij, ishte shpenzuar nga nëna dhe njerku, Arthur Bernstein, për pallto leshi, diamante, bizhuteri dhe makina të shtrenjta.

Bernstein kishte qenë një këshilltar financiar për familjen dhe u martua me nënën e Coogan-it në fund të vitit 1936.

Nëna dhe njerku i Coogan pretenduan se Jackie kënaqej dhe thjesht mendoi se ai po luante para kamerës dhe çfarë i duheshin paratë.

Nëna shkoi më tej në abuzimin e saj, duke këmbëngulur se “Asnjë premtim nuk i ishte bërë kurrë për t’i dhënë asgjë Jackie”, dhe pretendoi se ai “ishte një djalë i keq”.

Coogan i paditi ata në vitin 1938, por pas shpenzimeve të tij ligjore, ai mori vetëm 126.000 dollarë nga 250.000 dollarët e mbetura të fitimeve të tij.

Kur ai ra në kohë të vështira dhe kërkoi ndihmë nga Charlie Chaplin, Chaplin i dha atij 1000 dollarë pa hezituar.

Beteja ligjore përqendroi vëmendjen te aktorët fëmijë dhe rezultoi në miratimin e Ligjit të Aktorit të Fëmijëve në Kaliforni në vitin 1939, i referuar shpesh si “Ligji Coogan” ose “Akti Coogan”.

Kjo indicie ligjore, kërkonte që punëdhënësi i një aktori fëmijë të linte mënjanë 15% të fitimeve në një trust (të quajtur llogari Coogan) dhe të specifikonte shkollimin e aktorit, orët e punës dhe pushimin.

Coogan vazhdoi të aktrojë gjatë gjithë jetës së tij, duke fituar më vonë famë në moshën e mesme, kryesisht përmes portretizimit të, Uncle Fester në serialin televiziv të viteve 1960 “The Addams Family.”

ObserverKult


charlie chaplin dashtë

Lexo edhe:

CHARLIE CHAPLIN: KUR NISA ME E DASHTË VETVETEN

Kur nisa me e dashtë vetveten
e kuptova që gjithnji e në çdo rast 
jam n’vendin e kohën e duhun. 
E e kuptova që gjithë çka ndodhë asht’ e drejtë – 
prej atëhershit muj me qenë i qetë. 
Sot e di: quhet BESIM.

Kur nisa me e dashtë vetveten e kuptova sa shumë mun’ ofendohej dikush
Kur provojsha me detyrue dëshirën teme mbi këtë person,
edhepse e dija që nuk asht’ koha e duhun
dhe ky person nuk asht’ i gatshëm për të.
Sot e di: quhet ÇLIRIM.

Kur nisa me e dashtë vetveten
Mujta me njoftë që dhimbja emocionale dhe vuejtja
janë veçse nji shenjë paralajmëruese se po jetoj kudrejt së vertetës teme.
Sot e di: Quhet Të JESH AUTENTIK.

Kur nisa me e dashtë vetveten
E ndala mallin për nji jetë tjetër
edhe e pash që gjithça rreth meje ish veç kërkesë për me u rritë.
Sot e di: Quhet PJEKURI.

Kur nisa me e dashtë vetveten
Ndalova së shmanguri vetvetën prej kohës së lirë
dhe ndalova së skicuemi projektesh madhështore për të ardhmen.
Sot baj vetëm atë që më ngazëllen e më kënaqë,
atë që du e çfarë ma gazmon zemrën,
në mënyrën e tempon teme.
Sot e di: Quhet ÇILRTËRSI.

Kur nisa me e dashtë vetveten
Lash krej çka s’asht e shnetshme për mu,
ushqimet, njerëzit, gjanat, situatat
dhe gjithçka që tërheqë poshtë e larg vetvetes.
Në fillim e queja “egoizëm i shëndoshë”,
po sot e di: quhet VET-DASHNI.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult