Së fundmi Jada Pinkett Smith ka përkujtuar me rastin e 50 vjetorit të lindjes reperin Tupac.
Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Jada ka publikuar një poezi të shkruar nga reperi dhe të papublikuar më parë. “Tupac Amaru Shakur do të festonte 50-vjetorin. Ndërkohë që ne përgatitemi të festojmë për trashëgiminë e tij, le ta kujtojmë për atë që ne e donim më shumë… aftësinë e tij me fjalët. Këtu janë disa prej tyre që ndoshta ju mund të mos i keni dëgjuar më parë”. u shpreh Smith, transmeton ‘lapsi.al’. Aktorja ka folur shpesh rreth marrëdhënies me reperin. Në emisionin e saj “Red Table Talk”, ajo ka rrëfyer se e ka njohur Tupac në gjimnaz dhe kanë qenë thjesht miq shumë të ngushtë dhe jo të dashur siç është përfolur në media.