Jada Pinkett Smith rrëfen betejën me sëmundjen e saj

Jada Pinkett Smith

Aktorja e njohur Jada Pinkett Smith ka folur së fundmi për rënien e flokëve.

Aktorja e cila zbuloi në vitin 2018 se vuan nga alopecia, sëmundje autoimune që shkakton rënien e flokëve. Ajo ka publikuar një video në rrjetin e saj social Instagram duke treguar flokët e rëna.

“Më duhet të zbres deri në lëkurën e kokës, në mënyrë që askush të mos mendojë se kam bërë një operacion në tru ose diçka tjetër. Unë dhe kjo alopecia do të jemi miq… pikë!”, shkruajti Jada në postim.

Më herët, Smith ka treguar në emisionin e saj “Red Table Talk” se nuk e dinte fillimisht nga se vuante dhe kaloi një periudhë të vështirë./lapsi.al

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

“MË SABOTUAN NË RTSH, MBETA DHE PA FËMIJË”, AKTORJA TREGON PENGUN E JETËS

Krejt rastësisht do të prekte kinemanë dhe botën e spektaklit, por do të mbetej gjatë aty… Interpretimi në disa role të spikatura dhe përfaqësimi në ndonjë subjekt artistik të guxuar për kohën, bëri që Rezana Çeliku të ngulitej sakaq në mendjet e shikuesve. E larguar nga TVSh për “sabotim”, sot, në moshën 50-vjeçare, e pamartuar dhe me pengun e përjetshëm të mungesës së një fëmije, ajo tregon detaje interesante nga eksperienca artistike dhe karriera e sotme profesionale

Protagonizmi i saj në filmat artistik do të ishte tërësisht në nivele amatoreske. Nuk kishte shkelur në auditorët e Akademisë së Arteve dhe nuk kishte të trashëguar dellin artistik. Ngjan se aftësia e të përvetësuarit shpejt të gjërave, fytyra simpatike dhe mbi të gjitha natyrshmëria e të sfiduarit të situatave, u “thithën” menjëherë nga regjisorët e filmave shqiptarë, sigurisht pas spikatjes së saj si prezantuese e disa festivaleve në TVSH.

Për Rezana Çelikun, gjithë e kaluara e saj artistike është e fiksuar njësoj si në një celuloid. Interpretimet e njëpasnjëshme, përfshirja në botën e spektaklit dhe prezantimit e largimi vetëm për shkak të një “pakujdesie”, që do të faturohej mandej si tentativë sabotimi nga ana e drejtuesve të Televizionit Shqiptar, do të shërbenin si “leksion” për jetën e vajzës simpatike. Vëmendja profesionale për Rezanën, ishte më largpamëse se kaq. Me një karrierë të gjatë në Bashkinë e Tiranës dhe pengun e një jete familjare të cunguar, 50-vjeçarja foli kohë më parë në këtë intervistë për suplementin “Unë Gruaja”.

Ju kujtojnë si ajo vajza jo fort e “moralshme” tek “Një djalë dhe një vajzë”, apo mësuesja pas të cilit dashurohet trajneri në filmin “Shokë të një skuadre”…Po sot, cila është jeta juaj sot?

U bënë shumë vite qëkur jam shkëputur nga bota e artit dhe kinematografisë. Pas interpretimit të fundit në vitin 1989 tek filmi “Një djalë dhe një vajzë”, u largova nga aktrimi. Sepse nuk e shihja si zgjedhjen time për të ardhmen profesionale. Njëkohësisht, hoqa dorë edhe nga prezantimet televizive. Jam diplomuar për Ekonomi dhe Juridik dhe prej disa vitesh punoj në Bashkinë e Tiranës, në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Publikun. Më plotëson profesioni që ushtroj. Përtej pasionit kinematografik.

Po atëherë si ka ndodhur që u gjendët në botën e filmit?

Përpara se regjisorët të mbërrinin në përzgjedhjen time, ata kishin vlerësuar prezantimet e mia në disa festivale rinore të realizuara në TVSH. Unë nuk kisha përfunduar studimet në Akademinë e Arteve. Ndaj përveçse si amatore, nuk mund të shfaqesha ndryshe. Me siguri që pamja ime, silueta, elokuenca e të folurit dhe natyrshmëria, me të cilën ndërmerrja çdo sfidë aktoriale, i bindnin regjisorët për të mbërritur tek unë.

Fillimisht, ka qenë regjisori Pirro Milkani që më ka përzgjedhur për rolin e Melit tek “Zonja nga qyteti”. Rol i cili më pas iu besua Rajmonda Bulkut. Natyrisht, Rajmonda ishte aktore profesioniste. Ishte e lindur për atë punë. Mua nuk më erdhi “surprizë” ky fakt, sepse aktrimin nuk e kisha qëllim në vetvete. Ndaj dhe regjisori më besoi një tjetër rol. Atë të Valit, vajzës që zgjidhet si…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult