“Jam e sigurt në Serbi, nuk ka shqiptarë”, moderatorja “shpërthen” ndaj gazetares: Çnjerëzore… t’i hedhësh plagës kripë…

Gazetarja Zhaklin Lekatari është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Kjo për shkak se shkoi në Beograd dhe u shpreh se ndihet “e sigurt në një vend pa shqipe”.

E para që reagoi dhe e quajti “hipokrizi të gjallë” veprimin e Zhaklinës ishte këngëtarja Nita Latifi, me të cilën pati edhe një “përplasje” online. Kjo pasi që Zhaklina e quajti “pseudo-këngëtare”.

Edhe moderatorja Fjoralba Ponari ka reaguar për këtë veprim në Twitter:

“T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore”.

Më pas, vijoi: “Një kujtesë e vogël: Vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10,000 bijë nënash e përdhunuar mbi 20,000 të tjera.

Inatet personale nuk mund të mbivendosen mbi gjakun e derdhur të një kombi”. /gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

MIRA KAZHANI:NË NJË SHOQËRI TË BIGBROTHERIZUAR, KËTO DO TË NDODHIN!

Nga Mira Kazhani

Tre gra u vranë! Dy në Paskuqan dhe një në Kamëz. Dy të tjera u plagosën. Nuk ka rëndësi çfarë përfaqësonin e çfarë i lidhte me kill erin e tyre.

Një martesë, një koinçidencë etj., etj..

Gra që mbrëmjen e shkuar kanë shtruar tavolinën, kanë fikur televizorin dhe nuk di nëse kanë fjetur të qeta, por me siguri asnjëra nuk mund ta dinte se ishte nata e fundit me yje.

Po pse vazhdojnë të vriten gratë nga burrat? Mentaliteti! Edhe pandëshkueshmëria po ashtu.

Po kjo fjala pandëshkueshmëri sikur e ka bërë kaq të pajetë kauzën. Sikur e ngurtëson brenda një salle gjyqi dhe e le aty.

Politika penale nuk mjafton; Nëse nuk i trajtojmë në themel rrënjët e krimit ndaj gruas! Nëse nuk luftojmë mentalitetin dhe botëkuptimin tonë si shoqëri!

Nuk zgjidhet veç me drejtësi. Sado që na konvenon që disa gjëra t’ua lëmë ligjeve, apo disa burrave e grave atje lart!

Një pyetje në vend të shembullit konkret: Kuotat e grave në politikë a thua pas kaq shumë vitesh e bënë misionin atyre?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult