Jam vetëm, sepse e dua veten e s’mund të rri me cilindo!

Ne jetojmë në një shoqëri ku të qenit beqar shoqërohet me vetminë dhe trishtimin, por sa njerëz janë në çift dhe megjithatë ndjehen tmerrësisht të vetmuar?

Ka shumë arsye pse një person vendos të mos e lidhë veten në mënyrë romantike me një tjetër dhe të përpiqesh t’u shpjegosh atyre që vazhdimisht pyesin “Kur do fejohesh?” ose “Kur po martohesh?”, do të ishte plotësisht e kotë. Një humbje energjie, edhe sepse rezultati do të ishte një fytyrë e dhembshur.

Ka kaq shumë njerëz që janë beqarë sepse nuk kanë gjetur ende një bashkëshort shpirtëror ose sepse nuk mund të lidhen me atë që mendojnë se është i duhur, apo edhe thjesht për zgjedhje. Dashuria kërkon kohë, vëmendje, kujdes, gjë e cila nuk mund të jepet në çdo kohë.

Të jesh beqar do të thotë të duash veten dhe jo domosdoshmërisht të gjesh vend në krahët e çdo personi, vetëm për të kënaqur ata që duan që fejohesh e të hysh në një marrëdhënie.

Ajo që ka vërtet rëndësi sot është të jetosh e lumtur. Nuk ka rëndësi nëse vetëm apo në çift.

Në një moshë të caktuar, njeriu arrin atë pjekuri që na bën të kuptojmë se për të qenë të lumtur na duhet vetëm vetja jonë. Lumturia nuk gjendet tek një person tjetër, por brenda nesh.

Të qenit beqar është një fazë e rëndësishme në jetën e secilit dhe na ndihmon të kuptojmë se kush jemi dhe çfarë dëshirojmë me të vërtetë, nga vetja dhe nga jeta.

Kur jeni beqarë jetoni përvoja që në çift nuk do të jetonit kurrë dhe mësoni një gjë shumë të rëndësishme: të mjaftohesh me veten tënde.

Askush nuk mund ta dojë një person tjetër nëse nuk mësojmë së pari të duam veten. Dhe është pikërisht duke e dashur veten që ne e kuptojmë se nuk ia vlen të jesh me askënd./bota.al

ObserverKult


Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA TAHIR DESKU: NËSE MË GJENI TË VDEKUR NDONJË DITË…

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Tahir Desku:

Kthimi i dashurisë

Ç’më duhesh tash e marrë
Shih ndjenjat më janë topitur
Stinën e trëndafiltë e harrove, si munde
Kur erë frynte e shi rigonte
Mbi kokat tona rritej fati
Dhe drurin që gdhendur e patëm me durim
E mori zjarri e mori
Bukur e dhembshëm qajtëm e heshtëm
Ligjet e jetës pa i ditur
Unë njeri i shqetësimeve
Mbeta. Sot e atë ditë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult