MKRS: Janjeva së shpejti destinacion turistik

Kanë filluar punimet për restaurimin e 14 shtëpive në fshatin e vjetër të Janjevës dhe po punohet po ashtu paralelisht në fuqizimin e kapaciteteve lokale për ofrimin e shërbimeve turistike.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), përmes një njoftimi në rrjetet sociale, derisa ka ritheksuar se projekti për rijetësimin e qytetit të vjetër të Janjevës po vazhdon sipas planifikimeve.

Ndërsa ditë më parë, është publikuar platforma Janjeva Tourism, një platformë inovative për zhvillimin e turizmit rural që ka për qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Janjevës.

Ndryshe, vlera totale e investimit në këtë projekt që synon shndërrimin e Janjevës në destinacion të rëndësishëm turistik është rreth 3.8 milionë euro. Projekti është bashkëfinancim në mes të MKRS-së, Bashkimit Europian dhe partner zbatues është UNDP.

ObserverKult


Lexo edhe:

PLATFORMË PËR PROMOVIMIN E TRASHËGIMISË KULTURORE DHE NATYRORE TË JANJEVËS

Është publikuar së fundmi platforma Janjeva Tourism, një platformë inovative për zhvillimin e turizmit rural. Kjo platformë ka për qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Janjevës.

Këtë e ka bërë me dije përmes një njoftimi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), derisa për zhvillimin e saj janë angazhuar ekspert të fushës dhe persona të të gjitha komuniteteve në rajonin e Janjevës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


teodor keko
Teodor Keko (1958–2002)

BUQETË ME POEZI TË TEODOR KEKOS: LARG SYVE MBETËN BUZËQESHJET…

Teodor Keko është njëri ndë autorët më të dashur shqiptar. Shquhet për antikonformizmin, mjeshtrinë e të shprehurit thjesht dhe thukët dhe emocionalitetin në poezi.

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur me poezi të Kekos:

UNË ‘AI’, TI ‘AJO’

Ja, ra mbrëmja. Ti s’je më.
Ku ke shkuar? Unë s’e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.

Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë… kristal i bardhë.

Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonimë,
do të jemi ne përemra,
Unë “Ai” dhe ti “Ajo”.

Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalngadalë,
ujrat u ndotët, lumejtë u thanë.

Poezitë e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult