Jason Momoa rruan flokët:“Po e bëj për mjedisin”

Jason Momoa

Një nga shenjat më dalluese të aktorit të njohur Jason Momoa, kanë qenë pa dyshim flokët e gjatë të cilët i jepnin pamjes së tij një notë më të “egër”, çka e bënte edhe më shumë të pëlqyer mes fansave, sidomos grave.

Por Momoa ka marrë një vendim që pa dyshim do të sjellë edhe një ndryshim thelbësor në pamje. Me anë të një videoje të shpërndarë në Instagram, Ylli i “Aquaman” dhe Game of Thrones tregon se ka hequr flokët e tij të gjatë.

Sipas tij, një vendim i tillë është marrë për të rritur ndërgjegjësimin për dëmtimin mjedisor të shkaktuar nga plastika njëpërdorimëshe.

“Po i rruaj flokët, po e bëj për shkak të plastikës njëpërdorimëshe – jam lodhur nga këto shishe plastike, duhet të ndalojmë. Pirunët e plastikës, gjithë ato gjëra…

Ato shkojnë në tokën tonë, në oqeanet tona. Unë shoh disa gjëra në oqeanin tonë që janë kaq të trishtueshme, kështu që po ju kërkoj të bëni gjithçka që mundeni për të eliminuar plastikën njëpërdorimëshe nga jeta tuaj – më ndihmoni”, dëgjohet aktori të thotë në video./balkanweb

Jason Mamoa

ObserverKult

Lexo edhe:

WALK OF FAME DO T’I SHTOHEN EDHE 38 ARTISTË TË RINJ

Në shëtitoren më të famshme të yjeve, “Walk of Fame”, do të shtohen edhe 38 emra të rinj të cilët janë bërë publikë nga Paneli Përzgjedhës i Personazheve.

“Paneli i Përzgjedhjes është i kënaqur të shpallë 38 të nderuarit e rinj në “Hollywood Walk of Fame”- thuhej në deklaratë.

Jeni kuriozë të dini emrat e personazheve që do të kenë një yll të tyrin në shëtitoren e famshme “Walk of Fame”? Jua tregojmë më poshtë:

Francis Ford Coppola, Macaulay Culkin, Willem Dafoe, Salma Hayek, James Hong, Helen Hunt, Michael B. Jordan, Regina King, Ray Liotta, Ewan McGregor, Adam McKay, Jason Momoa, Tessa Thompson dhe Carrie Fisher (pas vdekjes). Byron Allen, Greg Berlanti, Ricky Gervais, Peter Krause, Robert Odenkirk, Holly Robinson-Peete, Norman Reedus, Tracee Ellis Ross, Jean Smart, Ming-Na Wen dhe Kenan Thompson, Black Eyed Peas, George E. Clinton Jr., Ashanti Douglas, DJ Khaled, Avril Lavigne, Los Huracanes Del Norte, Martha Reeves Ermias ‘Nipsey Hussle’ Asghedom (pas vdekjes), Patti Lupone, Marilyn McCoo & Billy Davis, Jr., Angelica Vale, Richard Blade, Michael Strahan, transmeton ‘lapsi.al’.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Paneli Përzgjedhës i këtyre personazheve për datën kur do të mbahet ceremonia e ‘inaugurimit’ të secilit prej yjeve që do t’i shtohen listës së “Walk of Fame”.

ObserverKult