Java e Modës në Paris: Stilisti shqiptar nderon Nexhmije Pagarushën

Stilisti shqiptar, Festim Isufi, ka prezantuar koleksionin e tij prej 20 veshjesh “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris.

Me këtë rast Isufi ka nderuar Nexhmije Pagarushën, ikonën e muzikës shqiptare, që ndërroi jetë para pak ditësh, duke përmbyllur sfilatën me tingujt këngës “Baresha”, e cila emocionoi të pranishmit.

Image
Image