Legjenda e jazz muzikës, Ellis Marsalis, ka vdekur të mërkurën në moshën 85-vjeçare si pasojë e koronavirusit, bën të ditur NYT të enjten.
I biri i tij Branford, tha se Covid-19, komplikoi së tepërmi situatën e tij me shëndetin, edhe ashtu jo të mirë kohëve të fundit.
“Elis Marsalis ishte legjendë. Ai ishte prototip i asaj që mendojmë kur flasim për jazin e New Orleansit”, ka thënë kryebashkiakja e New Orleansit.
Katër nga gjashtë djemtë e Marsalit kanë ndjekur rrugën e trasuar nga ai – të muzikës. Djali i tij Wyntoni, është menaxher dhe drejtor artistik në Lincoln Center si dhe fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare. Djali tjetër, Branfordi, është saksofonist dhe ndër tjera ka bashkëpunuar edhe me Stingun.
Krahas karrierës si jazz pianist, Ellis Marsalis ishte instruktori i parë i jazzit në Qendrën e Arteve në New Orleans dhe drejtuesi i parë i një programit të jazzit në Universitetin e New Orleansit.