Nga Mara Venier
“Nuk i duroj dot më komentet e tipit: “je e moshuar”, “je e shëndoshë”, “shkurtoji flokët, se të janë rritur”.
Në një fundjavë që kalova në bregdet me tim shoq, postova një foto pranë tij gjatë kohës së perëndimit. Ndihesha e lumtur dhe të dy ishim duke pirë koktejl mojito. Nuk mund të mungonin komente të tilla si: “Priji flokët, se je e moshuar”, “Mos pi alkool, nis dietën se je shëndoshur”.
Fillimisht u ndjeva keq, mëpas fillova të mendohesha nëse ia vlente të mërzitesha dhe nisa të reagoja ndaj çdo komenti negativ”, thotë Mara Venier, aktore dhe prezentuese italiane.
“Ka kaq shumë ligësi në qarkullim. Ato lidhur me flokën, apo me moshën, janë më të padurueshmet. Dhe më e bukura është se ua thonë vetëm grave. Askush nuk kapet me moshën, apo shëndetin e meshkujve.
Do ta pranoja nëse do të vinin në diskutim punën time, nëse do të më thoshin: “Ti si aktore apo si regjisore nuk më pëlqen”. Por komentet lidhur me moshën, apo me aspektin fizik, janë realisht bullizëm.
Unë ndihem krenare për rrudhat e mia, jetoj e lumtur për moshën që kam dhe për faktin që e ndiej veten të realizuar e të lumtur. Edhe pse jam një grua e fortë, përsëri këto fyerje më lëndojnë dhe më bëjnë të reagoj keq. Çdokush duhet ta kontrollojë veten dhe çfarë shpreh në rrjetet sociale ose në takimet përballë”.
“Është absolutisht e vërtet që çdokush nga ne e tepron me komentet për të tjerët, duke harruar se sa shumë e lëndojnë fjalët dikë, sidomos kur bëhet fjalë për aspektin fizik. Çdokush shqetësohet për mënyrën se si duket.
Çdokush dëshiron të duket bukur dhe nëse diçka nuk shkon, mos mendoni se nuk e ka vënë re. Thjesht nuk ka pasur mundësi ta ndryshojë. Nuk e kemi në dorë plakjen, rrudhat apo thinjat që na shfaqen.
Ama nuk kemi pse t’ia vëmë në dukje këto detaje dikujt që i ka vënë re edhe vetë. Duke ia vënë në dukje me komentet tona negative, e lëndojmë dyfish. Dhe për ta mbyllur këtë material, dua të këtu një thënie të Gemma Troy: “Mbaj në mendje që fjalët e tua mund të mbjellin kopshte, ose të djegin pyje të tëra”, thekson Mara Venier.
ObserverKult
Lexo edhe: