Letra më “e mirë” e dashurisë e të gjitha kohëve: “Po plakemi e po mësohemi me njëri-tjetrin…”

letër dashurie

Ata që pëlqejnë muzikën e Johnny Cash, e njohin pasionin e tij të çmendur për të shoqen, June. Një letër që ai i dërgonte të shoqes me rastin e 65- vjetorit të lindjes, është votuar, kohë më parë, si letra e dashurisë më e mira në botë e të gjitha kohëve. Në letrën e shkruar në vitin 1994, Johnny Cash i uron ditëlindjen gruas përmes fjalëve te zgjedhura e te ndjeshme.

“Po plakemi e po mësohemi me njëri-tjetrin. Mendojmë njësoj.
I lexojmë mendjen njëri- tjetrit. E dimë se çfarë duam, pa pyetur.
Ndonjëherë e iritojmë nga pak njëri-tjetrin.
Ndoshta, ndonjëherë e marrim njëri-tjetrin si të mirëqenë.
Por, ka raste, si sot, që meditoj për këtë dhe e kuptoj sa me fat jam që kam ndarë jetën, me gruan më të mrekullueshme që kam takuar ndonjëherë.
Ti më magjeps dhe më frymëzon, sërish. Ti pasqyron gjithçka pozitive në mua. Je gjithçka që dëshiroj, arsyeja numër një në botë e ekzistencës. Të dua shumë”.

ObserverKult


Lexo edhe:

PREJ 6-8 SHKURT, JU MIRËPRESIM NË FESTIVALIN POETIK TË PRISHTINËS!