“Je gruaja e dytë që dua…”, poezinë e Ceyhun Yılmaz e lexon Leka Sefla (Video)

Dëgjojeni të interpretuar nga Leka Sefla, poezinë “Je gruaja e dytë që dua…” të Ceyhun Yılmaz (Poet turk)



Të parën isha i detyruar ta doja
Kam patur shumë të mira prej saj
Nuk kam dashur asnjë detyrim në jetën time sa atë

Je gruaja e dytë që dua
Është e pamundur të zësh vendin e të parës
Ajo më mësoi të dua
S’do të të doja as ty po të mos më kish mësuar

Më beso, mësova të eci vetëm pse ajo më mbajti duart,
arrita të vrapoja drejt teje

Pse sytë e tu ngjajnë me të sajët
S’munda t’i largoja më sytë e mi nga ti
Të dua, jam i dashuruar me ty

Je gruaja e dytë që dua
Atë e mbaj mbi supe përgjatë gjithë jetës
Ndërsa ty të kam në çdo mëngjes timin

Mos u bëj xheloze
Edhe shkronja e parë e emrit tënd në alfabet
vjen pas të sajit
Zemra ime është e jotja tani

Më duaj sa ajo, mjafton
Ajo më lindi, ti mos më vrit

Përktheu: Rozana Belli

ObserverKult


Lexo edhe:

“SI S’TË DESHA PAK MË SHUMË?”, POEZINË E FATOS ARAPIT E LEXON LEKA SEFLA