reklamë

Jeff Weddle: Banda jonë

Ishim një tufë teveqelësh
ama nuk mendonim asisoj.
Pinim shumë birrë,
visheshim si klosharë,
kujtonim se i dinim të gjitha.
Nuk dinim kurrënjësend.
Ishim të pashpirt
me vajzat
sepse i donim
ama e dinim që ato nuk na donin.
Të gjithë donim të bëheshim shkrimtarë,
ama ishim sall një tufë teveqelësh.
Shumica prej nesh kanë vdekur tashmë.
Unë nuk jam bash krejt i vdekur,
dhe kam pasur një grua të mirë
për një kohë të gjatë,
ama mendoj se ende jam teveqel,
duke shpresuar ende të bëhem shkrimtar.
Bën vaki do t’i kem punët më mirë nesër. Çka s’bën vaki,
ama nuk do të rrezikoj bigari hak.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

Jeff Weddle: Një letër për Xhevdet Bajrajn